• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miti i rremë i “plotfuqishmërisë” së Metës për marrëveshjen me Greqinë

by Alfred Peza
20/02/2018 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Presidenti i Republikës nisur nga fryma e Kushtetuës, ka një rol sigurisht kur është fjala për çështje të marrëveshjeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Ajo që po mundohet që të “ngjizet” nga një pjesë e mediave dhe opinionistëve pranë tij, është miti i rremë rreth “plotfuqishmërisë” që z. Meta paska në lidhje me çështjen e negociatave për zgjidhjen e problemeve të bartura me Greqinë. Duke shkuar deri atje sa “të japin alarmin me shqetësim” se mospërfshirja e tij në këtë rol, mund të rrezikojë gjithë procesin.

Debati u hap, në momentin kur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, kërkoi autorizimin e kreut të shtetit, për nisjen e punës së negociatorëve, për të hedhur në letër një draft konkret të çështjeve të bartura historikisht mes Tiranës dhe Athinës, për të cilat është biseduar deri më tani në parim prej rreth dy vjet e gjysëm, mes dy grupeve të ekspertëve të të dyja vendeve.

Miti i rremë në këtë rast si të gjitha mitet, ka nevojë që të ngjyhet me një pigment realizmi, për ti dhënë më pas përmasat glorifikuese të përhapura deri në atë pikë, sa të nisin e të meren më pas seriozisht, si të vërteta. Ballkani është i mbushur me shembuj të tillë nëpër histori.

E vërteta së cilës i referohen ata që kërkojnë ta ngjizin mitin e rremë të plotfuqishmërisë së Metës në këtë rast, bazohet tek konkluzioni i vendimit të Gjykatës Kuhstetuese të vitit 2010 që rrëzoi marrëveshjen e qeverisë Berisha për detin.

Në të thuhet:

Mospajisja e delegacionit të Shqipërisë me plotfuqishmëri të rregullt nga ana e Presidentit të Republikës (Bamir Topi) ka sjellë si pasojë cënimin e kopetencës së kreut të shtetit. Mungesa e plotfuqishmërisë së rregullt bie ndesh me kuadrin e brendshëm kushtetues dhe ligjor… Kjo papajtueshmëri prek edhe thelbin e marrëveshjes së lidhur nga shteti shqiptar. Për këtë arësye Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se marrëveshja e nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke është lidhur në shkelje…”

Nga viti 2010 kanë kaluar 8 vjet. Dy vjet më parë, në 2016 në Parlament u miratua ligji i ri për marrëveshjet (Nr. 43/2016), në të cilin përcaktohet se plotfuqishmërinë në raste marrëveshjes si kjo që po negociohet me Greqinë, e ka ministri i Punëve të Jashtme, ndërsa Presidenti i Republikës jep vetëm autorizimin. Në neni 5 të Kushtetutës thuhet se “marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë,… bëhen me autorizim nga Presidenti”.

Ndërsa në Nenin 6, pika 1 thuhet se… përfaqsuesit e Republikës së Shqipërisë të autorizuar për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pajisen me plotfuqishmëri nga autoriteti kopetent”. Pra nuk thotë nga Presidenti i Republikës. Autoriteti kopetent për çështjet e politikës së jashtme, është Ministria e Punëve të Jashtme.

Për rrjedhojë edhe në rastin e negociatave me Greqinë, Presidenti Meta jep autorizimin për nisjen e punës së ekipit negociator, ndërsa ministri i Jashtëm Bushati, ka plotfuqishmërinë për realizimin e tyre.

Presidenti jo vetë që nuk është i përjashtuar, por përkundrazi. Ai ka tri momente kur e kontrollon procesin:

Së pari, në momentin e tanishëm kur pritet të japi autozimin për fillimin e punës së negociatorëve.

Së dyti, në momentin kur marrëveshja hartohet në letër dhe bëhet gati për të shkuar për firmë dhe më pas për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

Së treti, në momentin e dekretimit, pasi ajo të jetë miratuar nga Parlamenti.

E gjithë zhurma që bëhet, është thjeshtë një lojë politike për të rritur “pazarin politik” të Presidentit, që të mari më shumë rol e për rrjedhojë, më shumë merita nesër, në një proces që ai si një “politikan race”, e kupton se po shkon drejt konkludimit. E duke qenë se është një marrëveshje historike, secili kërkon të marë “hisen” më të madhe të mundshme, për një dokument që do të zgjidhi shumë probleme të bartura prej mbi 70 vitesh mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Next Post
Zbulohet shenja e horoskopit që dhuron “spektakël” në shtrat…

Parashikimi i yjeve, ja shenja më me fat për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

February 20, 2026
Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

February 20, 2026
Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

February 20, 2026
Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

February 20, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe biseda Trump-Rama-Osmani, këshilltari i Presidentes zbulon për çfarë u diskutua

February 20, 2026
Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

February 20, 2026
Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

February 20, 2026
Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

February 20, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In