• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Miti i zgjedhjeve të mira në Kosovë nuk ekziston

by Ben Andoni
02/11/2019 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka pasur një ngazëllim, që vazhdon ende e sot e kësaj dite në Shqipëri, për zgjedhjet në Kosovë. Gjëja më e mirë e zgjedhjeve në Kosovë ka qenë se palët njohën supremacinë e njëri-tjetrit dhe individët u distancuan, kjo edhe për faktin se skena kosovare është më e ndryshme se Shqipëria e përkulur politikisht nga pesha e rëndë e dy partive.

Megjithatë, pas entuziazmit të ditëve të para, në Kosovë u pa dhe po shikohet qartë se ka përpjekje për të ngadalësuar procesin e certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, duke treguar realisht se miti i zgjedhjeve të mira është i gënjeshtërt. Gjithë këto vonesa duket qartë se duan t’i përdhosin këto zgjedhje që priten të marrin edhe kohë të tjera për çertifikim.

Gjatë rinumërimit të 530 vendvotimeve dolën në pah mospërputhje të mëdha të votave të kandidatëve për deputetë dhe subjekteve politike. Përshembull parti politike dhe kandidatë për deputetë, në fillim kishin më pak vota bazuar në formularët e ardhur nga qendrat e votimeve, kurse pas rinumërimit dolën me më shumë vota edhe anasjelltas.

Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, në një intervistë për KosovaPress, thoshte se në bazë të dinamikës, zgjedhjet do të duheshin të përmbylleshin me datën 25 tetor: “Ende nuk kanë filluar procedurat e një kontestimi formal që mund të marrin muaj të tërë…ai kontestim shihet qartë se është politik, sepse me të rritet trupi zgjedhor. Për pasojë, dikujt i rritet pragu, dikujt i rregullohet ose i ruhen mandatet. Kjo çështje është e pastër politike”.

E përsërisim, miti i zgjedhjeve korrektë mes shqiptarëve nuk ekziston, pasi edhe Kosova ka treguar se pati shumë probleme por mbi të gjitha në problematikën e madhe të besimit, e cila mungon krejtësisht ndër palët politike. Më 1 Nëntor, gati një muaj pas votimit, nis numërimi i votave nga diaspora, teksa procesi do i duhet të presë dhe për ankesat. Ndërkohë Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Valdete Daka, është shprehur se shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet menjëherë pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora kurse pak më parë, në një intervistë, që më vonë u shpreh se është nxjerrë nga konteksti, deklaroi se: Çertifikimi i zgjedhjeve mund të shkojë deri në dhjetor!

I gjithë procesi të sjell ndërmend katrahurën e zgjedhjeve tona, pasi në Kosovë ende nuk kanë filluar ankesat prej kandidatëve të pakënaqur, subjektet, një pjesë e të cilëve gjithsesi i kanë ezauruar. E megjithatë ka shpresë se përfundimi i votave të numëruara të diasporës do t’i japë formë një procesi i cili po zgjat pafundësisht.

Rinumërimi i votave në Kosovë ka nxjerrë rolin e errët të militantëve të komisioneve, pikërisht ata që deformojnë me vetëdijë vullnetin zgjedhor, ata që po nëpërkëmbin edhe verdiktin e kosovarit të thjeshtë. Mu njësoj si bashkëpatriotët e tyre këtej kufirit. Apo si do të shprehej një nga kandidatët më të pakënaqur ish-zv/kryeministri Fatmir Limaj, që në këto zgjedhje ishte larg një rezultati pozitiv:“Sa ishte në dorën e qytetarëve shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, problemet u shfaqën në administrimin e procesit të votimit. Një nga problemet që u shfaq ishte formulari, kishte defekte serioze dhe krijuan probleme zinxhirore. Për shkak të kësaj KQZ-ja mori vendim të rinumërojë mbi 800 kuti, ne kërkuam të bëhet rinumërimi i plotë dhe kjo çështje të përmbyllej. KQZ-ja ishte më tepër e shqetësuar për integritetin e institucionit sesa procesit zgjedhor, ajo me këtë e ka vë në pikëpyetje të gjithë procesin zgjedhor. Procesin e ka përcjellë papërgjegjësia dhe njëanshmëria, si asnjëherë më parë. Neglizhimi nga ana e KQZ-së për vendimmarrje e ka degraduar integritetin e saj. Ky organ gjatë këtij procesi ka qenë në situatë kaotike”.

Edhe Kosova, njësoj si Shqipëria tashmë gjendet në qerthull, ku po kërkon që të mos ndodhë me përsëritja e fenomenit të manipulimit me vota. Nga zëra të ndryshëm flitet të përmirësohet me masa radikale institucionale dhe të sanksionohen dënime të forta për fajtorët. Ajo që kuptohet në Kosovë është fakti se rinumërimi erdhi pas shënimit jo të saktë të subjekteve në formularë, probleme teknike, e kinse gabimet që kanë nxjerrë kandidatë me më shumë vota se subjektet.

Një problem, që mund të shërbente si model për Shqipërinë, ishin votat e Diasporës kosovare. U trajtuan një masë e madhe e tyre, por procesi u vonua teksa PZAP ishte mes vendimit nëse duheshin numëruar apo duheshin shpallur të paligjshme, pas kërkesës së VV, që kërkoi rivlerësimin e tyre. Gjykata Supreme e Kosovës vendosi pro ankesës së Vetëvendosjes dhe përmes një aktgjykimi e riktheu lëndën në PZAP.

Tashmë kur procesi i rinumërimit përfundoi, stafit të Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve i mbetet ta bëjë auditimin dhe krahasimin e votave para dhe pas rinumërimit dhe t’i raportojë me një material Prokurorisë, që sipas burimeve të QNR-së mëtonte se Prokuroria megjithëse duhej të ishte aty, neglizhoi të rrinte aty gjatë gjithë kohës.

I gjithë ky proces tregoi se Kosova nuk është shumë larg Shqipërisë dhe klima e besimit dhe mënyra sesi shkaktohen problemet mban erën e spekulimit, kaq të dashur për politikanët shqiptarë këtej dhe andej kufirit. Vullneti i njerëzve dhe komisionet e militantëve nuk do të arrijnë kurrë të bëjnë zgjedhje të mira, madje edhe kur fituesit janë të qartë. Shqipëria e tregoi me Votimet Lokale të vitit 2019, ashtu si Kosova do e përshfaqte pak muaj më vonë.

Miti i zgjedhjeve fair në Kosovë shërben thjesht për të hequr vëmendjen ose për t’u përdorur si kapital në Shqipëri. Shqiptarëve të dy anëve të kufirit u duhet shumë të mësojnë në demokracinë e procesit të zgjedhjeve. (Homo Albanicus)

 

 

Next Post
FOTOT/ Bllokohet shoferi “Tapë” në timon, që rrezikonte jetën e mbi 80 pasagjerëve

FOTOT/ Bllokohet shoferi “Tapë” në timon, që rrezikonte jetën e mbi 80 pasagjerëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

March 16, 2026
Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

March 16, 2026
Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian

Ballkani Perëndimor në kryqëzim

March 16, 2026
Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

March 16, 2026
Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

March 16, 2026
Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

March 16, 2026
Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

March 16, 2026
Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

March 16, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In