• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miti i zgjedhjeve të Kosovës ra më 2025

by Ben Andoni
16/02/2025 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Edhe pse zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë kishin muaj (prej shtatorit) që ishin vendosur dhe mëtohej se ishin marrë masat e duhura, KQZ-ja tregoi se linte shumë për të dëshiruar. Anipse, koha dhe hetimet do të tregojnë nëse është vetëm faji i tyre. Nëse do zbulohen dhe ndërhyrje, atëherë shqetësimi është i madh, kurse miti i zgjedhjeve të mira bie dhe, Kosova kthehet në klubin e vendeve të tjera me probleme në rajon.  Diferencën këtë herë e bën vetëm ajo. Tashmë precedenti i krijuar urojmë të mos kthehet në zakon, pasi zakonisht përbën rrugën nga ku kalojnë rregullisht zgjedhjet që bëjnë shqiptarët, këtej dhe matanë kufirit.

Në Tiranë kishte një garë mes gazetarëve, por më shumë analistëve, për të treguar se cili mund ta parashihte më shpejt rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Dikush, që mbahej më optimisti, e referonte në orën 10.00 të mbrëmjes së 9 Shkurtit, të tjerët në 11.00. Të gjithë bashkoheshin në perceptimin se mesnata e 10 shkurtit e mbyllte numërimin e votave dhe rezultatet. Po ashtu, shumica, bashkoheshin në faktin se VV ishte më përpara në projeksionet e fituesit zgjedhor, palët do ta uronin njëra-tjetrën dhe kërshëria e vetme ishte sesi do të festohej. Deri në orën, ku po përgatitet ky shkrimi, 17.00 e datës 15 Shkurt, numërimi s’ka mbaruar. Referuar të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, janë numëruar 99.72 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40.84 për qind apo 341 mijë e 672 mijë vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22.15 për qind ose 184 mijë e 499, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 17.59 për qind ose 147 mijë 827. AAK-NISMA Konservatorët-Intelektualët-Ideal 7.47 për qind ose 62 mijë e 309 vota.

Por çfarë ndodhi? KQZ-ja e Kosovës nuk mundi të informonte ashtu si duhej për rezultatet. Faqja ishte vazhdimisht jashtë funksioni. Reporterët dhe gazetarët që i ndiqnin zgjedhjet në terren do të shihnin se mjedisi i vetëm ku mund të përcilleshin informacionet e KQZ-së ishte thjesht një monitor, vendosur në hyrje të godinës. Prej fillimi u anuluan 700 vota nga diaspora, andaj analistët kosovarë presin që numri i votave të pavlefshme të jetë disa mijëra syresh. Ashtu, si u duk krejt qesharake, realizimi i paraqitjes elektronik të votave dhe shfaqja e tyre në faqen zyrtare të KQZ-së. Për ta konfuzuar dhe më shumë ndihmoi kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili tha se shënimet në faqe nuk duheshin përcjellë… “disi do t’jua bëjmë me dije se kush sa vota i mblodhi”. Nuk mbaroi edhe këtu, pasi votat e numëruara nuk korrespondonin me votat e hedhura për më shumë se 30 mijë syresh. Dhe, duket se nisi identifikimi me dorë. Në fakt, kolegët kosovarë mëtojnë se KQZ-ja nuk e ka vërejtur që faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve, ndërkohë që mendohet se çka mund të çojë në kontestimin e komplet procesit është mungesa e numrave serikë në fletëvotime. Kjo ishte vetëm njëra anë e problematikës, kurse tjetra lidhej me sjelljen e Vetëvendosjes, renditur e para. Shqetësuese akoma mbeti edhe fakti i gjuhës shumë fyese, që z. Kurti, shpalli pas fitores së tij. “I patë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë: thojshin buxheti i shtetit do të bëhet ma i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash”, tha Kurti në Prishtinë, duke ngritur një barrierë, që do të jetë e vështirë të kalohet në marrëdhëniet e tyre. Kjo mbase do “sfumohej” nëse gjuha do mëtohej se ishte veç për egon e militantëve, por ajo u shqua përballë qëndrimit me shumë klas të LDK-së, ku kryetari Lumir Abdixhiku mori të gjithë përgjegjësinë, ashtu si Bedri Hamza i PDK-së nuk diti të tregohej i plotësuar edhe në humbje. Cili ishte i interesuar për këtë tollovi në vitin 2025? A do të ketë përgjegjës për mosfunksionimin e KQZ-së, apo mund ta quajmë papërgjegjshmëri? A mundeshin politikanët e sotëm në Kosovë që të mos e prishnin procesin? Shumë pyetje, por asnjë përgjigje…veç fyerjeve dhe ngazëllimit të pavend të VV-së, tashmë e rrudhur deri në 10%.

Epilogu mbetet për ne shqiptarët e këtej kufirit, ku shembulli i Kosovës ishte një ushqim jo vetëm për të krahasuar por edhe për t’ua përplasur politikanëve tanë me rafinimin e tyre dhe me patetizmat e tilla që shqiptari duhet të votojë dhe duhet të jetë i ndërgjegjshëm për sjelljen e tij. Një fakt, që në jo pak raste ka treguar të kundërtën nga votuesi ynë që e jep lirë votën, sepse e tillë është lidhja jonë me pushtetin: e japim për asgjë. “Injoranca e një votuesi në një demokraci dëmton sigurinë e të gjithëve”, janë fjalët e John F. Kennedy, që tashmë edhe në SHBA duken absurde, sepse demokracia e tyre është e plagosur, kurse në Shqipëri dhe në Kosovë është në agoni. (Javanews)

 

Next Post
Shpërndante kokainë në Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari! Nën hetim pasagjeri për moskallëzim krimi (EMRI)

Shpërndante kokainë në Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari! Nën hetim pasagjeri për moskallëzim krimi (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In