• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miti i votës nga jashtë kufirit

by Fatos Tarifa
25/01/2025 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Tarifa

Flitet kaq shumë këto kohë për votën e emigrantëve apo të “diasporës në zgjedhjet e 11 majit. Një kakofoni zërash që prodhon shumë konfuzion e që më shumë e vështirëson sesa e ndihmon të kuptuarit e disa realiteteve që janë krejt të thjeshta e të qarta:

(1) Cilido emigrant shqiptar, mbi 18, që e ka ruajtur shtetësinë shqiptare dhe ka një dokument identifikues të vlefshëm datën e votimit, gëzon të drejtën që të zgjedhë e të zgjidhet në Republikën e Shqipërisë. Këtë të drejtë ia njeh Kushtetuta e vendit.

Këtë të drejtë e kanë humbur të gjithë ata emigrantë, të cilët, duke marë shtetësinë e vendit pritës (me vullnetin e tyre të lirë, ose si kusht për ta marë atë shtetësi), e kanë lënë shtetësinë shqiptare, pra kanë hequr dorë prej saj dhe nuk janë më shtetas shqiptarë, pavarësisht se kanë lindur të tillë, pavarësisht se flasin shqip e nuk do ta harrojnë kurrë gjuhën e nënës e të vendit të tyre të lindjes.

(2) Largësia nga vendlindja, si një pengesë për rinovimin në kohë të pasaportës shqiptare, nuk mund të shërbejë si justifikim për ta lejuar dikë që, në kundërshtim me ligjin, të votojë me një dokument identifikimi të skaduar.

Kushdo që është vërtet i interesuar të votojë në Shqipëri dhe i ka mundesitë financiare të vijë për të rinovuar pasaportën e vet e, me këtë rast, të vizitojë edhe familjen e të afërmit e tij, nuk justifikohet për neglizhencën që e ka bërë ligjërisht të pavlefshëm dokumentin e identifikimit të tij.

Nëse dikush nuk ka mall të shohë familjen e vet, dyshoj se mund të digjet sinqerisht nga dëshira për te votuar në Shqipëri. Për kë do të votojë nëse jo për sigurinë dhe mirëqenien e familjes vet? Për fqinjët, për rrugët, lumenjtë dhe malet e Shqipërisë, apo për kujtimet e fëmijërisë së vet?

Nëse dikush nuk i ka mundësitë financiare për të vizituar një herë në kaq kohë familjen e vet në Shqipëri, edhe atëherë kur i duhet të rinovojë pasaportën e vet, që të mund të realizojë të drejtën (dhe dëshirën e tij kaq të madhe) për të votuar, atëherë çfarë e mban atë në një vend të huaj, në kushte ekonomike që nuk i mundësojnë dot as një udhëtim në atdheun e vet dhe ç’interes ka ajo ose ai që të votojë në një vend ku nuk jeton më?

(3) Ideja se vota e emigrantëve do e ndryshojë realitetin e gjërave në Shqipëri, siç kam venë në dukje edhe më parë, është thjesht një iluzion. Vota e disa dhjetra mijë emigrantëve nuk do të shkojë për një parti të vetme, as për përtinë që mund të mbështesim une ose ju, por do të shpërndahet (në drejtime të panjohura) e do humbasë çdo efekt përcaktues.

(4) Ideja e Berishës se çdo emigrant shqiptar duhet lejuar të votojë, qoftë edhe me një dokument identifikues të një shteti të huaj, pra edhe nëse ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare, është një marrëzi dhe dëshmon, veç të tjerash, një injorancë politike të thellë të një njeriu që, për fatin tonë të keq, por të merituar, e kemi pasur (dhe mbajtur) në krye të shtetit e të qeverisë së këtij vendi për afro 15 vite.

Sa i përket thirrjes së Berishës për emigrantët shqiptarë që të protestojnë para ambasadave të Republikës së Shqiperisë në vendet ku ata jetojnë, kjo është çmenduria e radhës (këtë herë një komedi, jo dramë) e kësaj monstre politike, që mediat tona, për turpin e tyre, na e shfaqin ne ekran për ditë.

I verbër s’është ai që nuk sheh dot, por ai që s’do të shohë atë që duket qartë.

Next Post
Vrasja e Lulzim Vishës, policia në kërkim të Ervis Lamit, arreston kushëririn e tij

Vrasja e Lulzim Vishës, policia në kërkim të Ervis Lamit, arreston kushëririn e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Slogani anti-Veliaj, lëvizja që tregon frikën e një bllofi

April 1, 2026
Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtorët në AMP, lidhja me atentatin e Rinasit

Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtorët në AMP, lidhja me atentatin e Rinasit

April 1, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Idajet Beqiri: Kam kallëzuar në SPAK Flamur Nokën! Rrezikon 25 vite burg për 9 krime të kryera

April 1, 2026
“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

April 1, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

Veliaj mungon në seancë. Avokatët kërkojnë ndarjen e çështjes, “përplasen” me prokurorin Dado

April 1, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Turma imagjinare e PD

April 1, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

April 1, 2026
BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

April 1, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Skënder Hita në krye të Policisë, Vangjeli: Në përzgjedhjen e tij kishte prani ndërkombëtare

April 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In