• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

by Mero Baze
06/07/2025 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze
Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të organizuar në zgjedhje. Edhe pse përpiqet të marrë si ilustrim votat e një kandidateje të PS në Elbasan që janë anomalisht të larta, dhe të fshehë faktin që një deputet i tij në Durrës është direkt pjesë e përleshjes së bandave me njëra-tjetrën, ai në të vërtetë më shumë sesa është duke i bërë ndonjë shërbim drejtësisë, është duke u bërë shërbim mitit të kriminelëve në shoqërinë shqiptare.

SPAK ka bërë një punë të lavdërueshme lidhur me krimin e organizuar. Më shumë sesa arrestime masive të grupeve kriminale dhe depërtimin brenda atyre përmes të penduarve, ai i ka bërë një shërbim të çmuar shoqërisë shqiptare duke bërë publike bisedat e krimit të organizuar shqiptar në encrochat apo aplikacionet e tjera me të cilat komunikojnë. Këto biseda të zbardhura, pavarësisht fuqisë së tyre ligjore të diskutueshme, kanë padiskutim një meritë të madhe, pasi çmitizojnë kriminelët shqiptarë si gjoja grupe të organizuara kriminale apo kriminelë që komandojnë politikën. Ato na tregojnë një tufë njerëzish të gjymtuar mendërisht, frikacakë, të pabesë, injorantë, herë-herë të dhunshëm në ekstrem në mënyrë disproporcionale me objektivat që kanë, dhe mbi të gjitha të çorganizuar. Deri më sot, nga ato që ka bërë publike SPAK, ne nuk kemi asnjë grup kriminal të strukturuar në një nivel të tillë që mund të merret në konsideratë si grup mafioz në kuptimin që mafia ka në Perëndim, sidomos në vendet fqinje me ne. Ne kemi thjesht një tufë kriminelësh që janë ushtarë të paguesit më të parë.

Në këtë aspekt, krijimi i një miti të rremë për përfshirje të kriminelëve në zgjedhjet shqiptare, është një vepër e mirëfilltë “bamirësie” për krimin në Shqipëri, kryesisht prej Sali Berishës, i cili duke u përpjekur të justifikojë humbjen e tij, po ngre një mit të rremë që nuk ekziston.

Ideja se dy-tre kriminelë në Durrës apo Elbasan paskan vënë popullin në rresht të votojë, përveçse është fyese, është një sponsorizim direkt i krimit për të forcuar mitin e tyre.

E vërteta është se krimi shqiptar as ndikon dot në zgjedhje, as ka guximin të përfshihet direkt në fushatë. Shumë prej tyre, natyrisht, i përdorin fushatat për të zgjidhur ndonjë hall të tyre dhe për të bërë ndonjë pazar, por jo për të sjellë vota njërit apo tjetrit kandidat. Ndikimi i tyre, edhe në ato pak vende ku përfliten, si në Elbasan apo Durrës, mund të jetë shumë herë më i vogël se ndikimi i ndonjë biznesmeni të madh apo faktori të fuqishëm ekonomik lokal.

Ajo që e bën të rëndësishëm krimin shqiptar është pikërisht ky debat pas zgjedhjeve, kjo përpjekje e Berishës për alibi, i cili për të shpëtuar “nderin” e tij, forcon “nderin” e kriminelëve, duke i mitizuar ata si mafiozë që diktojnë zgjedhjet në Shqipëri.

Niveli më i lartë i një banditi shqiptar është niveli i një gangsteri lokal që maksimumi mund të përfitojë nga lidhje klanore lokale.

Kriminelët shqiptarë bëhen të rrezikshëm pas zgjedhjeve, pikërisht në momente të tilla kur për ta flitet si për aktorë të rëndësishëm. Ata që në fakt në fushata fshihen si minj, se mos i sulmon dikush politikisht dhe shkojnë në burg, pas fushatës, në situata si kjo kur Sali Berisha i përmend çdo ditë, ata fillojnë e faktorizohen dhe u imponohen drejtuesve lokalë, por edhe pushtetarëve, si njerëz me “merita”. Dhe kanë si “fakte” sulmet e Sali Berishës për ta.

Ndaj, nëse ka një gjë që duhet luftuar dhe ku qeveria duhet të bëjë kujdes, është pikërisht sponsorizimi që Sali Berisha i bën krimit të organizuar për ta faktorizuar dhe për t’i dhënë të drejta të kërkojë meritat e një lufte që s’e ka bërë kurrë. Duke qenë ortak me ta në këtë betejë për t’u “dukur të fortë”, Sali Berisha në fakt është sponsori më i madh i krimit shqiptar, i cili nuk është as krim i organizuar dhe as faktor politik, por thjesht një bandë gangsterësh që ndihen të rëndësishëm falë Sali Berishës.

Next Post
Analizë/ Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Analizë/ Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Comments 2

  1. Builder says:
    7 months ago

    Pavaresisht furçes që Mero Baze, po i jep sot SPAK-ut, përseri kjo prokurori, është NËN NDIKIMIN DHE TRYSNINË absolute të Sali Berishes, të cilët ky i fundit, i ka tredhur “qysh në djep” sepse nuk ka tjeter spiegim trimërimi i tijë deri në poshterim që u bën spakisteve, bile edhe në derë të këtijë institucioni, me akuza nga më të paimagjinueshme.
    Nuk ka justifikim tjeter që dosja e 21 janarit, ka rënë në gjumë letargjik, pa folur për Gerdecin që që është turpi e faqja e zezë e kësajë prokurorie ku janë mbledhur një tufë kalamajsh parafoshnjorë e që kanë në dorë fate e jetë njerëzish dhe të perspektives së këtijë vendi.
    Turp.

    Reply
    • ccc says:
      7 months ago

      SPAK eshte krijese bastarde e reformes ne drejtesi, i cili ne finale do te pastroje juridikisht SB nga krimet e pafundme te kryera ne kete vend. Une e kam thene me dhjetra here, SPAK e GJKKO jane te paepur ne vendosmerine e tyre per t’i sherbyer padronit, i cili njihet boterisht dhe qe i masakron cdo dite ne ligjerimin publik. Dhe mire j’ua ben, pasi e di mire cfare malli jane.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

February 13, 2026
Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

February 13, 2026
Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

February 13, 2026
Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

February 13, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Nis konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt!

February 13, 2026
Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Shkurt 2026

February 13, 2026
Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In