Zhduken në mënyrë misterioze lojërat e fëmijëve në Delvinës pas “ankesës” së kryetarit të Bashkisë se janë vendosur pa leje. Këndi i lojërave ishte vendosur në Vllahat në shërbim të fëmijëve të zonës.
Fondet për ndërtimin e tij ishin mbledhur nga vetë komuniteti lokal, por kjo duket se ka shqetësuar bashkinë, e cila ka reaguar duke i kërkuar banorëve t’i heqin se janë pa leje. Refuzimi i banorëve për të hequr këndin e lojërave për fëmijë, i vetmi argëtim për fëmijët e zonës, është përballur me një akt force.
Mëngjesin e sotëm, siç duket edhe në foto, lojërat janë zhdukur në mënyrë misterioze. /b.d