• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Misteri: Një re e madhe radioaktive mbuloi Europën në Shtator

by S M
18/11/2017 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia të kujton menjëherë Çernobilin e famshëm, por kësaj rradhe gjithçka ka ndodhur në heshtje dhe është mohuar nga ata që mund ta kenë shkaktuar: sërish rusët, raporton Javanews. Bëhet fjalë për një re të madhe radioaktive e cila ka mbuluar të gjithë kontinentin europian në fund të shtatorit.

Stacionet dhe institutet e specializuara në Gjermani, Francë, Itali e Zvicër, kanë detektuar sasi shqetësuese të një elementi radioaktiv të quajtur ruthenium 106, i cili ka dalë, sipas intepretimit të lëvizjes së rrymave ajrore, diku mes Kazakistanit dhe Rusisë, nga një burim i panjohur. Ashtu siç mbetet i panjohur edhe shkaku i kësaj rrjedhjeje të papritur. “Zona më e mundshme e çlirimit të ruthenium 106 duhet të jetë midis Uraleve dhe lumit Vollga”, tha për Nju Jork Tajms Jean-Marc Peres, drejtori i institutit francez për mbrojtjen nga rrezatimi dhe sigurinë bërthamore. Sipas tij, zona gjeografike e burimit të mundshëm është shumë e gjerë dhe shtrihet mes Rusisë dhe Kazakistanit, shkruan Javanews.

Edhe institutet gjermane deklaruan në 8 tetor se zona e dyshuar e daljes së kësaj substance në ajër, duhet të jetë Rusia. Por autoriteti rus i prodhimit të energjisë bërthamore Rosatom i hodhi poshtë këto supozime. Sipas këtij enti, asnjë nga ndërmarrjet ruse të energjisë bërthamore nuk ka regjistruar nivele të larta të rrëzatimit në zonat në fjalë. Në të kundërt, rusët hodhën dyshime se shkaku mund të jenë incidente të mundshme në vendet lindore, sot anëtare të Bashkimit Europian.

Specialistët thonë se prania e ruthenium 106 në ajër është ë pazakontë, pasi kjo lëndë radioaktive nuk përdoret në centralet bërthamore, por më shumë në satelitët dhe anijet hapësinore.

Agjencitë gjermane dhe franceze konkluduan se nivelet e kësaj lënde mbi qiellin europian nuk arritën nivele të tilla që të dëmtojnë shëndetin e banorëve të kontinentit. Ndërkohë që incidenti ka ndodhur në fund të shtatorit, ekspertët thonë se pas datës 6 tetor nivelet e ruthenium 106 mbi Europë u normalizuan sërish, duke lënë pas frikë dhe dyshime, shkruan Javanews. Siç shihet në hartën që po botojmë, nivelet e radioaktivitetit mbi vendin tonë kanë të ulëta edhe kur reja radioaktive lëvizte mbi kontinent.

Next Post
“The Sun” për dezertimin e 4 komandove: Braktisën stërvitjen e NATO-s

"The Sun" për dezertimin e 4 komandove: Braktisën stërvitjen e NATO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In