• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Misteri i vrasjes së shqiptarit në Spanjë, tre ditë para festoi ditëlindjen

by Java News
29/03/2019 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është Ded Doka,j 44 vjeç, shqiptari që u gjet i vrarë në Spanjë pasditen e së mërkurës (27 mars). Viktima u gjet i ekzekutuar me një plumb në kokë brenda automjetit që ishte braktisur pranë një lumi.

Ded Dokaj ishte denoncuar i zhdukur ditën e hënë më 25 mars.

Ndërsa 3 ditë më parë, sipas Klan, 44-vjeçari kishte festuar ditëlindjen së bashku me familjen dhe të afërmit e tij.

Ded Dokaj me origjinë nga Puka ishte baba i dy fëmijëve dhe jetonte prej 20 vitesh në shtetin spanjoll në zonën e Mazarron.

Sipas informacioneve, në Spanjë jeton edhe vëllai i viktimës, i cili ka emigruar aty para më shumë se 20 vitesh.

Ded Dokaj vinte shpeshherë në Shqipëri për të takuar të atin dhe për t’u kujdesur për të.

Në vendin tonë, 44-vjeçari nuk rezulton të ketë asnjë precedent penal.

Ndërsa, të paqarta dhe misterioze mbeten shkaqet e ekzekutimit të tij në Spanjë.

Nga të afërm të viktimës, mësohet se i ndjeri ishte një njeri i rregullt dhe nuk ka pasur probleme në komunitetin ku ai banonte.

Ded Dokaj punonte si truprojë në lokale nate, dhe sipas mediave spanjolle, një konflikt i mundshëm në punë mund të jetë një nga shkaqet e vrasjes.

Megjithatë, të gjitha pistat e autoriteteve spanjolle janë të hapura dhe ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete.

Sipas shtypit spanjoll, 44-vjeçari ishte tortuar para se të vritej me një plumb në kokë.

Atij i kanë prerë gishtin e njërës dorë, i kanë shkulur thonjtë e këmbëve, si dhe i kanë prerë një pjesë të veshit.

Nuk është e qartë nëse viktima u ekzekutua brenda makinës në zonën e Totanas aty ku u gjet trupi i pajetë, apo është vrarë në vend tjetër dhe trupi u transportua më pas pranë rrjedhës së lumit Guadalentin.

Ciladoqoftë, hetuesit janë të bindur se vrasja e shqiptarit i ngjason stilit mafioz.

g.kosovari

Next Post
Pronat në bregdet, publikohen 67 hartat me zonat ku pezullohet kalimi i titujve

Pronat në bregdet, publikohen 67 hartat me zonat ku pezullohet kalimi i titujve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

February 24, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndjehet në disa qytete! Sa ishte magnituda

February 24, 2026
Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

February 24, 2026
‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

February 24, 2026
Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

February 24, 2026
Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

February 24, 2026
Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

February 24, 2026
Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

February 24, 2026
“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In