• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Misteri i ushqimeve të skaduara, asnjë asgjësim në 4 vite nga kompania në Vorë. Administratori: Do e bënim kur të kishim lekë

by E S
21/07/2025 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur produkteve të ndryshme ushqimore u afrohet data e skadencës, marketet, supermarketet apo dyqanet që i tregtojnë ato, duhet të njoftojnë furnitorët me të cilët kanë marrëveshje, për t’i tërhequr. Pasi dalin nga raftet, furnitori do duhet t’i asgjësojë mallrat ushqimorë, një procedurë që sipas ligjit për ushqimin, kërkon edhe praninë e inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Por nga informacionet që kishin mbledhur, efektivët e Krimit Ekonomik të Policisë së Shtetit ranë në gjurmët e një magazine ushqimore në Vorë, e cila në 4 vitet e saj nga momenti i hapjes, nuk kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve për asgjësimin e sasive të produkteve të saj të skaduara, kosto që ligjërisht e mbulon vetë biznesi.

Agjentët i trokitën në derë ku zbuluan se magazina e Kompanisë “Master AL” vëretetë i tërhiqte nga tregu produktet e skaduara ushqimore, por aty, persona të caktuar, i nxirrnin mallrat nga ambalazhet e tyre origjinale ku kishin dhe datën e skadencën jashtë afateve të konsumimit, dhe i fusnin në paketime më të mëdha, me ambalazh transparent deri në 5 kilogramë, pa shënuar asnjë të dhënë.

Policia ka dyshime se për këtë veprimtari, përgjegjësinë kryesore e ka administratori i kompanisë i cili u arrestua, bashkë me magazinierin. Përfaqësuesin e kompanisë, Florenc Domin, 38 vjeç dhe magazinierin Agim Domi, 58 vjeç, Gjykata e Tiranës. i la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ata kanë ngritur pretendimin në gjykatë se mallrat e gjetura nuk i kishin për hedhjen në treg, por për asgjësim të tyre. “Kjo procedurë do të ndodhte sapo të krijoheshin kushtet financiare”, thanë ata para togave të zeza.

Në hetim në gjendje të lirë janë vënë ortaku dhe shoferi i magazinës.

Në total, policia në një aksion gjatë ditës së shtunës, 19 korrik, sekuestroi 716 koli me produkte të skaduara, kryesisht fruta të thata dhe kroasant. Produktet, importoheshin nga Turqia me logo të firmave dhe në gramë të përcaktuar.

“Master AL” nuk furnizonte në mënyrë direkte marketet, por shpërndante produktet nëpër pika shumice, të cilat më pas i kalonin në markete, sipas kërkesave.

Produktet e skaduara që tërhiqeshin nga tregu dhe ripaketoheshin në magazinë si të reja dhe të konsumueshme, sipas hetuesve rishiteshin me çmime oferte por pa fatura tatimore. Kjo pasi kompania “Master AL” produktin e kishte tërhequr për ta asgjësuar dhe nuk mund të justifikonte shitjen me faturë tatimore të një produkti që nuk e kishte edhe gjurmën tatimore nga importi.

Shpesh thonë burimet, këto mallra ushqimore, si kikirikë, e fruta të thata, ofroheshin në disa biznese që bënin blerje në sasi të mëdha, si dhurata që kryesisht lokalet i ofrojnë si shoqëruese për klientët në rast të konsumimit të një pije alkoolike.

Ka dyshime të arsyeshme që produkte të skaduara të jenë rikthyer për përdorim edhe më herët. Gjatë kontrollit në magazinë, burime nga policia thanë se produktet e skaduara mbaheshin në një ambient të përbashkët me ato që ishin brenda afatit për konsum, çfarë shton rrezikun për kontaminimin e këtyre të fundit.

Edhe bizneset mund të bëjnë asgjësimin e produkteve të skaduara, por siç Report Tv mësoi në Shqipëri kjo përgjegjësi në pjesën më dërmuese i lihet furnitorit, sipas një marrëveshje mes palëve.

Kostot i mbulon operatori i biznesit ushqimor, sipas nenit 69 të ligjit për ushqimin. Në të dyja rastet, njoftohen institucionet për procedurën e asgjësimit dhe mbahet procesverbal, në momentin e shkatërrimit të produktit në vendin e miratuar prej institucioneve.

Next Post
LIVE/ Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës: Kemi disa skuadra dhe grupe pune në terren

LIVE/ Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës: Kemi disa skuadra dhe grupe pune në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In