• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misteri i sindromës që po prek fëmijët pasi kalojnë koronavirusin, mjekët amerikanë tregojnë shenjat dhe pasojat

by Ardit Rada
15/05/2020 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sëmundje misterioze që po prek disa fëmijë, një pjesë prej të cilëve me pasoja vdekjeprurëse dhe që mendohet të jetë e lidhur me COVID-19, po shqetëson mjekët, studiuesit dhe zyrtarët. Sindroma e Inflamacionit të Shumëfishtë tek fëmijët, në rastet më të rënda shkakton dobësimin e funksioneve të zemrës.

Dr. Robert Pass, Shefi i Kardiologjisë Pediatrike në Spitalin Mount Sinai të Nju Jorkut ku është identifikuar numri më i lartë i fëmijëve me këtë sëmundje, i thotë Zërit të Amerikës, megjithëse rastet e fëmijëve të rrezikuar janë të pakta, sëmundja është shqetësuese, sepse ende nuk dihet shumë për të. Në një bisedë me kolegen Keida Kostreci ai shpjegoi shenjat e sëmundjes që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmjëve në Nju Jork dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Amber Dean e kishte marrë veten nga një rast i lehtë koronavirusi dhe familja e saj, sapo kishte mbaruar periudhën e karantinës, kur djali i saj i madh, Bobby 9 vjeçar, u sëmur.

“Në fillim dukej si një virus në stomak. Dhe po e trajtonim si të tillë. Por pastaj, filloi të kishte pak temperaturë dhe të vjella dhe nuk i mbante stomaku asgjë”, thotë Amber.

Vetëm pasi gjendja e Bobby-t, u keqësua në mënyrë alarmante, mjekët e kuptuan se ai ishte një prej fëmijëve – një numër i vogël por në rritje – me një sindromë misterioze që mendohet se është e lidhur me koronavirusin.

Doktor Robert Pass, shef i kardiologjisë pediatrike në spitalin Mount Sinai, i thotë Zërit të Amerikës se kjo sëmundje misterioze që po quhet Sindromë e Inflamacionit të Shumëfishtë tek Fëmijët, është shqetësuese sepse vetëm deri para disa javësh mendohej se fëmijët ishin grupi tek të cilët COVID-19, nuk shkaktonte pasoja.

“Për arsye që nuk janë të qarta, një numër i vogël fëmijësh, pas një infeksioni që dukej shumë i butë, pothuajse pa simptoma fillimisht, katër javë më pas po shfaqin një inflamacion shumë agresiv”, thotë Dr. Pass.

“Ata kanë kruarje, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje dhe tension shumë të ulët”, thotë ai.

Dr. Pass thotë se shumica e fëmijëve e kalojnë sëmundjen pa pasoja.

“Duket se nëse i ndihmojmë këta fëmijë me ilaçe për tensionin, me lëngje, ata në përgjithësi e marrin veten. Ka pacientë të rrallë që kanë vdekur nga kjo sindromë, por shumica janë mirë”, thotë dr.Pass.

Por rastet në rritje dhe të panjohurat janë shqetësuese.

“Nuk e dimë me saktësi se ç’përqindje e fëmijëve e kanë këtë sëmundje, sepse ne nuk i kemi testuar të gjithë. Prandaj nuk e dimë se ç’përqindje e fëmijëve kanë COVID. Dhe duke qenë se nuk e kemi këtë shifër, nuk e themi dot me saktësi se ç’përqindje e fëmijëve me COVID do të preken nga kjo sindromë”.

Edhe dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i Shteteve të Bashkuara për sëmundjet infektive, tha së fundmi në një seancë të Senatit, se nuk dihet gjithçka për këtë sëmundje.

“Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos jemi arrogantë dhe të mendojmë se fëmijët janë krejtësisht imunë ndaj efekteve të dëmshme. Vërtet numri ifëmijëve me pasoja është shumë më i ulët se sa i të rriturve dhe të moshuarve, sidomos atyre me sëmundje ekzistuese, por unë jam shumë i përmbajtur, sepse nuk dimë gjithçka dhe dua të jem i rezervuar në parashikime të gjera”, thotë ai.

Sindroma ka disa ngjashmëri me sëmundjen Kavasaki, që shkakton dëmtimin e enëve të gjakut dhe në rastet më të rënda ky dëmtim shkakton vdekjen, por dr.Pass thotë se tani është e qartë që nuk është ajo sëmundje. Megjithatë të dyja sëmundjet ndajnë disa karakteristika:

“Besoj se mund të bëhet fjalë për faktorë gjenetikë, që mund të shpjegojë se pse disa pacientë sëmuren rëndë kur ekspozohen ndaj kësaj sëmundjeje dhe kanë inflamacion të madh dhe dëmtime të trupit dhe pacientë të tjerë, preken vetëm minimalisht”, thotë Dr. Pass.

Numri më i madh i fëmijëve të prekur është në Nju Jork, me rreth 100 raste, por ka pasur raste edhe në shtete të tjera dhe të paktën 50 tek fëmijë në vende të ndryshme evropiane.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio tha se qyteti po ndërmerr një fushatë shërbimi publik për të informuar prindërit për sindromën e rrallë.

Dr. Pass thotë se parandalimi është tepër i rëndësishëm. Hapi tjetër kritik ështën bashkëpunimi mes mjekëve dhe ekspertëve për të mbledhur informacion.

“Po mbledhim të dhëna për mënyrën se si pacientët u përgjigjen terapive të ndryshme. Mendoj se do të dimë shumë më tepër në gjashtë muajt e ardhshëm me shtimin e njohurive për rastet dhe këmbimin e informacionit”, thotë Dr. Pass.

Duke pasur parasysh që sistemi spitalor Mount Sinai, është mëi madhi në Nju Jork dhe ka trajtuar rreth 6 mijë të sëmurë me koronavirus, dr. Pass thotë se e gjithë kjo përvojë e ka bërë t’i vlerësojë jashtë mase kolegët, për forcën dhe kurajon e tyre.

“Sepse jemi të gjithë njerëz. Dhe je në rrezik kur kujdesesh për një pacient me një problem kaq serioz”, thotë ai.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka thënë se së shpejti do të lëshojë një lajmërim, duke u kërkuar mjekëve që të njoftojnë për rastet e fëmijëve me simptoma të Sindromës së Inflamacionit të Dyfishtë.

Në Rochester të Nju Jorkut, Amber Dean, thotë se gjendja e Bobby-t po përmirësohet.

“Ne ishim me fat, por kam parë disa raste kur njerëzit nuk ishin kaq me fat. Pa dyshim që nuk është ende momenti i përshtatshëm për t’i lënë fëmijët jashtë në publik”, thotë ajo./VOA

/e.rr

Next Post
“Turizmi këtë vit do jetë i shqiptarëve”, Rama: Brenda majit hapim gjithë rrugët për bashkëkombasit

"Turizmi këtë vit do jetë i shqiptarëve”, Rama: Brenda majit hapim gjithë rrugët për bashkëkombasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

February 13, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

February 13, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

Projekti që lidh Shqipërinë me Kosovën/ Albin Kurti: Këtë mandat nisim hekurudhën Gjakovë-Shkodër

February 13, 2026
“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

February 13, 2026
Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

February 13, 2026
Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

February 13, 2026
Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

February 13, 2026
Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In