• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Misteri i qeses së zezë’/ Klosi i përgjigjet Berishës: Ka shpifur gjithë jetën. Rikthimi i tij, sfidë ndaj SHBA-ve

by Java News
01/10/2021 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga “Foltorja” e Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha nuk sulmoi vetëm Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, por u rikthye pas në kohë duke akuzuar edhe ish-kreun e SHISH-it në vitet 1997-2002, Fatos Klosi.

Duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2001, Sali Berisha akuzoi se “nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit ose i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje të gjitha fotot do të dalin” tha ai.

Por cili është versioni i Klosit për këtë ngjarje? Ish-kreu i SHISH-it i kontaktuar nga abcnews.al e cilësoi mashtrim. “(Qesh). Për mua ka shpifur gjithë jetën. Ja ka fut kot, e ka bërë gjithmonë, edhe para disa muajsh, kjo është hera e parë që e dëgjoj këtë histori, çantën me lekë.

Nuk ka gjë me mua, gjithë problemi është që të gjejë argumente që PS ka blerë vota dhe përmend emrin tim që mbase besohet që SHIK-u e ka më kollaj për të ndarë lekë. Janë gënjeshtra. Ai ka dalë në komision parlamentar dhe ka gënjyer nga fillimi në fund. Kjo histori është hera e parë që e dëgjoj, është nga këto të rejat (qesh)” tha ai.

Por si ju duket kthimi Berishës? “Absurd. Berisha e bëri detyrën e vet e drejtoi PD-në për shumë vite. Tani më duket absurde, vetëm se ju prekën interesat e tij personale. Ky është nxehur dhe po kërkon ta kthejë PD-në ku ka qenë në kohën e vet, të dhunshme. Është një furtunë brenda PD-së, që mbase nuk do të kalojë kollaj, por do të përfundojë normalisht” tha ai.

Vendimin e Bashës e cilësoi normal. “Bëri një hap që i bënte mirë PD-së që ky të rrinte menjëanë për ca kohë, por ky nuk mund ta pranonte. Hapi i Bashës më duket normal, që të rrinte ca kohë në pritje, meqë SHBA nuk janë “komshiu” që thotë llafe, por një shtet i madh dhe serioz. Basha nuk kishte rrugë tjetër” tha ai.

Rikthimin e Berishës në aksion, Klosi e quaj sfidë publike me SHBA-në, por a do të ketë hap tjetër nga Amerika kundër ish-kryeministrit? “SHBA janë prezente këtu, nuk mund të parashikoj. Unë them që ambasadorja që është këtu, gjithmonë do të ketë raste të përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, në këtë mënyrë nuk do të bëjnë ndonjë hap të madh.

Ai ishte hapi i madh, deklarimi personalisht, nuk ja lanë përfaqësuesve të shtypit, por e bëri personalisht shefi i departamentit. Duke ditur kush është Berisha e mori përsipër vetë ai. Por ky guxon të hiqet që nuk është ai që thonë amerikanët” deklaroi ai.

g.kosovari

Next Post
“Priten masa të tjera të reciprocitetit”/ Bislimi: Targat “KM” s’do të ekzistojnë pas 21 prillit 2022

"Priten masa të tjera të reciprocitetit"/ Bislimi: Targat “KM” s'do të ekzistojnë pas 21 prillit 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

February 2, 2026
Atentati në Lezhë / Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje

Atentati në Lezhë / Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje

February 2, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

February 2, 2026
Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

February 2, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

February 2, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

February 2, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

February 2, 2026
Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

February 2, 2026
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

February 2, 2026
“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In