• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Misteri i makinave dhe ‘killerat’ e arratisur/ Çfarë zbuloi policia për atentatin në Fushë Krujë

by
19/07/2022 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë bërë dy ditë tashmë që nga atentati me tre të vdekur në mbikalimin e Fushë Krujës dhe policia nuk ka asnjë të ndaluar apo arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, e cila dyshohet se vjen për shkak të luftes mes organizata kriminale në zonën mes Tiranës-Laçit dhe Lezhës.

Abcnews.al mëson se pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë, policia e ka të qartë tashmë itinerarin e tre të rinjve gjatë ditës së dielë, që nga mëngjesi deri në momentin kur u ekzekutuan me dhjetra plumba në mbikalimin e Fushë Krujës.

Madje, pas marrjes së dëshmisë se familjarëvë, policia ka mësuar se të rinjtë e kanë kuptuar se po ndiqeshin nga persona të panjohur. Kjo vërtetohet dhe nga telefonata që Diklen Vata ka bërë me nënën dhe motrën e tij ku u ka thënë “po na ndjekin”.

Itinerari

Gjatë paradites ata kanë qenë në një lokal në Rinas, ndërsa në mesditë ishin në një restorant të njohur afër mbikalimit të Fushë-Krujës. Aty kanë parkuar makinën “Volkswagen Passat” dhe një shoku i tyre me makinë dërgoi deri në Kamzë te një servis ku kishin lënë një tjetër makinë për riparim.

Duke qenë se makina nuk ishte gati ata janë kthyer po me mjetin e mikut të tyre, deri tek restoranti ku kishin “Passatin”. Disa minuta më pas dolën prej aty dhe morën drejtimin për tek mbikalimi i Fushë-Krujës. Në këtë të fundit ata u ndeshën me breshërinë e plumbave.

Ekzekutimi

Policia e ka të qartë tashmë se skuadra që ekzekutoi tre të rinjtë ishte e përbërë nga persona me njohuri të avancuara të përdorimit të armëve dhe organizimit në grup. Nga dëshmitë e personave që u gjenden rastësisht në vendin ku ndodhi atentati është mësuar se nga makina dolën tre persona, në mënyrë shumë të rinkronizuar dhe derdhen me breshëri dhjetëra pluba në drejtim të makinës së viktimave.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka konstatuar se vetëm një plumb ishte jashtë objektivit të tij duke bërë rikoshetë në mbrojtësen anësore te rrugës, kurse të gjithë të tjerët ishin në drejtim të makinës. Krahas sinkronizimit, edhe ky fakt është një tregues tjetër që konfirmon se kemi të bëjmë me një skuadër vrasësish profesionistë sipas policisë.

Pasi qëlluan në drejtim të makinë duke lënë të vdekur në vend Brilant Martinajn dhe Besmi Hoxhën, autorët panë se nga dera e pasme e pasagjerit doli Diklen Vata. Ata u kthyen në vendin ku kishin qëlluar pak sekonda më parë duke e ekzekutuar edhe Vatën me një plumb nga afër.

Mjetet

Pak minuta pas atentatit në Fushë Krujë, policia gjeti një automjet të djegur në fshatin Larushkë. Dyshohet se ai ishte mjeti që përdorën autorët në momentin e atentatit dhe më pas u larguan me një tjetër makinë, e cila më parë kishte ndjekur viktimat nga Rinasi deri në Fushë Krujë. Po ashtu, gjatë orëve të para të ditës së djeshme është gjetur një tjetër makinë e djegur, kësaj radhe në fshatin Ahmetaq, e cila po ashtu dyshohet se është përdorur nga autorët.

Fakt është se makinat e përfshira në atentat si edhe ajo e viktimave janë të së njëjtës markë dhe tip “Volksëagen Passat”. Nuk dihet nëse kjo është rastësi apo ka ndonjë lidhje me ngjarjen.

Të dyshuarit, jashtë

Policia ka kryer një mori kontrollesh në zonën e Niklës, Laçit dhe Mirditës pas atentatit, por kanë zbuluar se personat e dyshuar se mund të kishin marrë pjesë në këtë atentat ishin larguar në mënyrë të rregullt disa ditë më parë jashtë shtetit.

Lufta mes organizatave kriminale

Policia po heton në disa drejtime në lidhje me atentatin në fjalë, por pista kryesore është ajo e luftës me organizatave kriminale që operojnë mes Durrësit-Tiranës dhe Laçit. Gazetari Artan Hoxha tha dje në Abc Live se gjithçka ishte riorganizuar në botën e krimit në aksin Tiranë-Laç-Lezhë pas masakrës së Bllokut në 4 tetor 2018. Bëhet fjalë për dy organizata të fuqishme kriminale që janë në luftë me njëra-tjetrën, sipas tij.

/e.d

Next Post
Berisha ‘karantinon’ PD-në e ‘fiton’ ndaj SHBA, Rama projekton fitoren e 2023-it

"Destabilizohet" Berisha: Negociatat u hapën në Bruksel pasi Edi Rama ka vendosur në Shqipëri monizimin e plotë, duke dhunuar votën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edi Rama si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor me drejtësinë”

February 26, 2026
Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

February 26, 2026
Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

February 26, 2026
“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

February 26, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

A është edhe kjo ish-mësuese viktimë e degradimit të shoqërisë?

February 26, 2026
Manjani akuza Qeverisë: Kodi i Ri Penal është arma për grabitjen e pronës

Manjani: Ndjekja penale me dosje si e Nesti Angonit është abuzive, të dënohet kush nxjerr sekretet hetimore

February 26, 2026
Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

February 26, 2026
Ministrja maqedonase e Arsimit nuk pranon që ta pyesin në shqip! Gazetarët: Kur të vini në Tetovë merrni përkthyes

Ministrja maqedonase e Arsimit nuk pranon që ta pyesin në shqip! Gazetarët: Kur të vini në Tetovë merrni përkthyes

February 26, 2026
Mohon përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, Bill Clinton dëshmon nesër para Kongresit Amerikan

Mohon përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, Bill Clinton dëshmon nesër para Kongresit Amerikan

February 26, 2026
Zarf i zi në shtëpinë e BBV5, anulohet televotimi aktual

Zarf i zi në shtëpinë e BBV5, anulohet televotimi aktual

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In