• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Misteri i ‘harresës’ nga Vetingu i gjyqtarëve ‘problematikë’ Zhukri, Besnik Hoxha, Lazër Sallaku e Shpëtime Pitaku. Dosjet në verifikim prej dy vitesh

by Java News
08/04/2022 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Ligji i Vetingut, i konceptuar si një ndërhyrje kalimtare dhe emergjente për pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e papërshtatshëm, ka hyrë në vitin e pestë të veprimit dhe zbatimit. Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë, janë verifikuar mbi 400 subjekte, ndërsa rreth 90 kanë dhënë dorëheqjen për të evituar përballjen me Vetingun. Më shumë se sa gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve të verifikuar janë shkarkuar nga detyra, kryesisht për mosjustifikim pasurie dhe lidhje me krimin.

Për disa gjyqtarë të shkallës së parë, të lakuar dhe të denoncuar për vendimmarrje të diskutueshme, procesi i verifikimit ka nisur që në vitin 2020, madje për disa që në vitin 2019, por çuditërisht, për këto subjekte, nuk ka ende një datë për t’u njohur me rezultatet e verifikimit në seancë dëgjimore. Meqenëse caktimi i seancës dëgjimore pasohet detyrimisht me vendimmarrje për shkarkim ose konfirmim në detyrë, koha e gjatë e verifikimit të këtij grupi gjyqtarësh, të cilët vijojnë të marrin vendime të diskutueshme, mbart dyshime të forta.

Ka nisur procesi i verifikimit që qershor të vitit 2020 për gjyqtarin e shkallës së parë Agron Zhukri, i cili përmes një vendimi të dyshimtë dhe sipas vetë atij në konflikt interesi, i dorëzoi PD-në dhe vulën e partisë Sali Berishës, duke njohur Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 dhe vendimmarrjet e këtij Kuvendi, përfshirë shkarkimin e Lulzim Bashës, ndryshimet në statut. kalimin e PD-së në duart e Grupit të Rithemelimit etj. Gati dy vite verifikime nuk kanë mjaftuar për Komisionin e Vetingut për të mbajtur seancën dëgjimore me Agron Zhukrin.

Në qershor të vitit 2020, janë shortuar dhe ka nisur procesi i verifikimi edhe për gjyqtarët Besnik Hoxha, Lazër Sallaku dhe Shpëtime Pitaku, për të cilët ende nuk ka një datë për t’u paraqitur në Komisionin e Vetingut.

Gjyqtari Besnik Hoxha, ishte pjesë e trupit gjykues, i cili në 8 shkurt 2013, shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, për të cilët prokuroria kërkonte 23 vite burg për Prendin dhe 25 për Llupon, për vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit 2011. Ambasada Amerikane reagoi e tronditur nga ky vendim. Më pas, Gjykata e Tiranës i dënoi me një masa qesharake për vrasje nga pakujdesia.

Emri i Lazër Sallakut lidhet me mbylljen e dosjes CEZ me kosto mbi 400 milionë euro në buxhetin e shtetit. Gjyqtari Sallaku ka mbyllur edhe dosjen e Lulzim Bashës për çështjen e lobimit rus, ndërsa ditët e fundit ka marrë pjesë në dënimin e Izet Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdarit, ku u refuzua që të merrej dëshmia e Sali Berishës.

Gjyqtarja e Durrësit Shpëtime Pitaku është kallëzuar penalisht në vitin 2015 nga ILDKPKI për pastrim parash dhe fshehje e një pasurie me vlerë 1 milionë euro. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ndëshkimin e saj, por gjyqtaren e ka shpëtuar ish-KLD-ja e Ilir Metës.

Në dhjetor të vitit 2020 ka nisur procesi i verifikimit edhe për gjyqtarin Avni Sejdi, i lakuar për vendimmarrje të diskutueshme, sidomos për vendimin kundër amerikanëve dhe pro gruas së Gjin Gjonit për çështjen Duty Free si dhe për favorizimit e kompanisë që administron Tregun Agro-Ushqimor. Në dhjetor 2020, ka nisur gjithashtu verifikimi i gjyqtares së Elbasanit  Pajtime Fetahu, lakuar dhe e denoncuar për vendimmarrje të dyshimta./shqiptarja.com

Next Post
E vërteta e “gjyqit” të Parisit dhe sindroma e “besëprerjes” nga Fatmir Mediu

E vërteta e "gjyqit" të Parisit dhe sindroma e "besëprerjes” nga Fatmir Mediu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In