• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misteri i çuditshëm për hetimet mbi 21 janarin

by Ylli Pata
04/11/2025 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Shkuarjae Lulzim Bashës në SPAK, pati një sinjal se bëhej fjalë për 21 janarin, por pak u tha. Vetë Basha u tregua i rezervuar çfarë është normale, por dhe prirësit e “burimeve” u treguan edhe më shumë të rezervuar.

Ajo që i dha publikut në sinjal se kemi të bëjmë me një avancim të hetimeve ishte një deklaratë allasoj e Sali Berishës dhe një skandal i Adriatik Lapajt.

I pari foli Lapaj, nuk dihet se pse, por duket se nuk ishte e rastësishme. Lapaj, i ftuar në një panel televiziv tha se ishte i informuar se Aleks Nikaj nuk ishte qëlluar nga armët e Gardës së Republikës. “Ma tha njëri”, tha Lapaj pa cituar burimin.

Fakt ishte se deklarata e Lapajt u rrëzua menjëherë nga një logjikë e ftohtë dhe e shëndoshë e një juristi dhe një burri me attribute siç është Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës. I cili është një nga qytetarët më shembullorë të këtij vendi, që tragjedinë e rëndë të familjes së tij, e ka ndjekur me durim për vite e vite në rrugë institucionale.

Mark Nika, me qetësi ju drejtua Lapajt, duke i thënë se ajo deklaratë nuk është e mbështetur në një fakt, pasi ka fakte që thonë të kundërtën.

Dhe Adriatik Lapaj, shyqyr Zotit u tërhoq, duke kërkuar edhe ndjesë.

Megjithatë, jemi në një rast që dukshëm kemi të bëjmë me një avancim të hetimeve për rastin e 21 janarit, ku më shumë se të dhëna, kemi spekulime.

Sali Berisha, i cili në gjithë këto vite nuk ka pasur problem të deklarojë se ka urdhëruar se do të qëllonte edhe mbi Edi Ramën, e sipas tij këtë ja ka thënë edhe zyrtarëve amerikanë, këto ditë tha se nuk ka urdhër.

Në fakt nuk ka asgjë të keqe, madje është normale sikur SPAK të kishte dhënë një sqarim publik se çfarë po ndodh realisht në këtë fazë të re të hetimeve për vrasjet e 21 janarit.

Pasi kemi të bëjmë me një fazë të re, ngase prej pyetjes së gardistëve është shkuar tek politikanët e qeveritarët.

Ka një gjë se përveç heshtjes zyrtare ka edhe një heshtje të atyrë që proklamojnë hetimet. Kur në të vërtetë jemi në një ngjarjen bazike, kyçe dhe epokale.

Hetimi i vrasjeve të 21 janarit, që do të çojë në një process dhe një vendim gjyqësor, ka shumë gjasa që të jetë një gur kilometrik gjyqësor për materien në fjalë, Pra përdorimin e armëve të shtetit për të vrarë qytetarë, të cilët nuk kanë sulmuar me armë policët, gardistët, shtetin etj etj.

21 janari është një hetim jo dosido, është një stacion ku niset apo mbërrihet nga një zhvillim shtetëror.

Deklarata e Sali Berishës për 21 janarin pa e thirrur kush u duk jo vetëm si një aspekt frojdjan, një thirrje koshience, por edhe një mesazh që ai i çonte drejtësisë.

Në një farë mënyre kemi aktorë që po luajnë me karta të hapura. Ashtu duhet realisht të luajë dhe drejtësia.

Për Gërdecin dhe 21 janarin nuk vlen sekreti apo seancat e mbyllura ku flet Fatmir Mediu. Të paktën njerëzit ta dinë për çfarë bëhet fjalë; qoftë tollumbac apo bombë…

Next Post
“Lufta e Shqipërisë kundër korrupsionit, unike në rajon”/ Rama përgëzon SPAK: Nuk e kthen ‘kokën’ as majtas as djathtas!

“Lufta e Shqipërisë kundër korrupsionit, unike në rajon”/ Rama përgëzon SPAK: Nuk e kthen ‘kokën’ as majtas as djathtas!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In