• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misteri i ‘albinistëve’ të Tiranës, që ‘rastësisht’ janë dhe mbështetësit e Sali Berishës e Ilir Metës

by Ylli Pata
16/11/2021 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Është një triller më vete, që natyrisht kërkon mjaft studim për ta kuptuar, se si mbështetësit më të ethshëm të Sali Berishës dhe Ilir Metës në Tiranë, u bënë jo thjeshtë partizanë, por enturazh i Albin Kurtit.

Kreu i Vetëvendosjes, nuk se ka pasur një afërsi apo kimi me qarqet e vjetra të politikës shqiptare, edhe pse lidhjet nuk kanë munguar.

Thelbi i ideologjisë së Vetëvendosjes, sidomos në lulëzimin e saj, gjetën një terren natyral tek socialistët dhe Edi Rama, edhe për formimin e Kurtit, i cili ishte një politikan i artikuluar që u vlerësua nga kryeministri shqiptar në vizitën e tij të parë në Kosovë pas zgjedhjes.

E kjo kimi e Vetëvndosjes me socialistët shqiptarë, duket se erdhi edhe natyrshëm, sidomos pas një akrobacie të Hashim Thaçit, që Partinë tij Demokratike të Kosovës, ta zhvendosë nga Partia e Socialistëve Europiane tek Partitë Popullore Europiane. Pra nga e majtë, ta bëjë të djathtë, ndryshim që ndodhi që nga 2012-a. Kurse VV hyri në PES dhe këtu loboi edhe PSSH-ja e Edi Ramës.

Megjithatë, edhe pas kësaj akrobacie politike të Thaçit, që dukshëm synonte thithjen e votave të LDK-së në Kosovë, marrëdhënia ndërmjet PS-së dhe PDK-së nuk u venit asnjëherë, pasi ai relacion u nis që në kohën e UÇK-së.

E që Edi Rama, prej kur ishte në opozitë, në një intervistë për gazetën “Zëri” në Kosovë në vitin 2012, deklaroi se “ne me PDK-në kemi marrëdhënie vllazërore”.

Kjo marrëdhënie e Ramës me Thaçin, që dukshëm kishte rrënjë të hershme, ndoshta që nga fushata e parë elektorale e PDK-së(viti 2000), ku u fol se disa fjalimet e Hashimit i përgatit ministri i Kulturës së Shqipërisë, vijoi të mbetej e fortë, edhe pas miqësisë së kryeministrit shqiptar me Albin Kurtin.

Por krejt papritur, në verën e vitit 2019, nisi të mbruhej në televizionet apo panelistët pranë Sali Berishës e Ilir Metës në Tiranë, teoria e “tradhëtisë së Kosovës nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi”.

Ishte fiks pas fiaskos së opozitës shqiptare për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku desh u dogj vendi për të rrëzuar Ramën.

Që nuk e bënë natyrisht, por në Berlin, përballë Angela Merkel e Emanuel Macron, Ramush Haradinaj refuzoi një ofertë që do t’i kushtonte shumë Kosovës më pas. Bëhej fjalë per skandalin e taksës 100%.  Dëshmitarë të asaj ngjarje, ishin edhe Edi Rama e Hashim Thaçi.

Ramushit i ishte bërë lavazh truri nga njerëzit e Berishës e Metës në Tiranë, se nëse do të refuzonte Merkel e Macron, ai do të bëhej parti e parë e Kosovës në zgjedhjet e reja parlamentare të  tetorit 2019. Madje televizioni I familjes Berisha citoi disa here se ka sondazhe që e rendisin të parin Ramush Haradinajn- pra AAK-në si parti. Një sondazh të tillë ja kishin përgatitur edhe Agim Çekut në 2006-n kur ishte kryeministër, por përpos ilaritetit  e gallatës në mjediset mediatike të Prishtinës, ai sondazh nuk solli pasojë tjetër.

Si pasojë e këtij “lavazhi” që nuk dihet çfarë forme ka qenë, përveç Ramushit, edhe Albin Kurti hyri papritur në klubin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

E çuditërisht, për herë të parë në historinë e tij si politikan Kurti u fut në zyrën ku punonte Berisha, ndërkohë që e kishte sulmuar politikisht për mbi 20 vite.

Pas Berishës, Albini takoi edhe Ilir Metën, si dhe enturazhin panelik e mediatik të këtyre dy “yjeve” të “ndritshëm” të politikës shqiptare që “aq shumë duhen nga publiku”.

E pas këtyre takimeve, krejt papritur e ethshëm, nisi dashuria e ambjentit berisho-metist për Albin Kurtin. Madje kjo dashuri është një material për psikologët, ngaqë kishte disa faza e mënyra të ndryshme shprehje. Në fillim, Vetëvendosjen e pëlqyeu i gjithë mjedisi i dy “dinosaurve”, më pas “Jurasic-ët shqiptarë” patën një evolucion darvinian të species.

Disa mbeten siç janë edhe sot: të betuar pas Albinit, një pjesë janë të ftohtë, kurse të tjerë, kryesisht njerëz të afërt të Ilir Metës u zhgënjyen me Kurtin pas armiqësisë së tij me Donald Trumpin.

E gjithë kjo atmosferë është kaq artificiale, madje shumë komike, ngaqë shumë prej këtyre personazheve as e njohin Vetëvendosjen, as Albin Kurtin, as mjedisin politik të Kosovës, e ka gjasa as gjeografinë e saj.

Gjithsesi le të vijmë tek çështja: kur Albin Kurti fitoi më 6 tetor 2019 së bashku me LDK-në kundër Hashim Thaçit, dalldia në Tiranë qe jo e madhe, por “folklorike”.

U bënë marshime, takime, Albinit ju tha të rrisë degën e tij në Shqipëri, e madje të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Siç dihet tashmë, Albini u rrëzua nga kryeministër, e pas një viti fitoi edhe më shumë, e si kryetar i qeverisë së Kosovës hyri në zgjedhjet e Shqipërisë, ku jo vetëm votoi(çka ishte çudi e madhe) por edhe mbështeti kandidatët e tij në një shtet tjetër, por që në fund të fundit nuk solli gjë të re.

Pas kësaj, “trusti albinist i Tiranës” pësoi një konfigurim traumatik. Një pjesë mbetën “krejt e drejt” me Albinin, ca ishin skeptikë që nisën të drejtoheshin sërish nga LDK, të tjerë iu rikthyen të egër ndaj Vetëvendosjes, duke e cilësuar marksiste.

Në zgjedhjet e 2019-s, patëm një dalldi albiniste në Tiranë, thuajse ai do të sillte rikthimin e Berishës e Metës në pushtet.

Madje kur Albin Kurti u konfliktua me SHBA, fishekzjarret e panelistëve arritën majën, derisa entuziazmi ra dhe sot kemi maksimumi vëtëm 2 mbështetës të tij prej emisioneve politike: Andi Bushatin dhe Spartak Ngjelën. Natyrisht të dy nga pozicione të ndryshme, e ndoshta edhe nga këndvështrime të ndryshme, por fakt është që siç u nis nuk u bitis ky “kor burrash” që u shfry si një tollumbace me helium…

Next Post
Fitore befasuese e ‘Djemve të Harvardit’ që tronditën politikën në Bullagri/ Triumfojnë në zgjedhje me një parti të krijuar dy muaj më parë

Fitore befasuese e 'Djemve të Harvardit' që tronditën politikën në Bullagri/ Triumfojnë në zgjedhje me një parti të krijuar dy muaj më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In