• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Misteret e shëndetit të Vladimir Putinit/ Gjendja e tij me rëndësi, por e mbuluar me pasiguri

by
17/06/2022 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pretendimet e bëra për shëndetin e presidentit rus Vladimir Putin, i cili do të mbushë 70 vjeç në tetor, janë të zymta dhe makabre, si dhe të pamundura për t’u verifikuar.

Por ato ilustrojnë se sa pak dihet për shëndetin e një lideri, gjendja mjekësore e të cilit është thelbësore për të ardhmen e Evropës, aq më tepër pasi ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Gjatë dy dekadave në pushtet të Putinit, shumë pak është shfaqur në lidhje me shëndetin e tij, përtej imazheve të famshme të ofruara nga Kremlini që e shfaqin atë të zhveshur në një përpjekje për të projektuar një imazh të forcës.

Por interesi për shëndetin e tij është shtuar së fundmi, që pas pushtimit rus të Ukrainës.

– Cilat janë pretendimet? –

Hetimi më i thelluar për shëndetin e Putinit u publikua në prill nga faqja e lajmeve në gjuhën ruse Proekt, e cila përdori të dhëna me burim të hapur për të arritur në përfundimin se udhëtimet e presidentit në qytetin turistik jugor të Soçit ishin të sinkronizuara me ato të një numri të madh mjekësh.

Ata përfshinin specialistin e kancerit të tiroides Yevgeny Selivanov, vizitat e të cilit në Soçi shpesh përkonin me mungesat e papritura të Putinit nga sytë e publikut gjatë viteve të fundit.

Ai gjithashtu pretendoi se një nga metodat e përdorura nga Putini për të siguruar jetëgjatësinë ishin banjat me gjak të nxjerrë nga brirët e drerit në Siberi, një metodë e rekomanduar nga miku i tij Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili është nga Siberia.

E përjavshmja franceze Paris Match këtë muaj tha se gjatë vizitave në Arabinë Saudite në 2019 dhe në Francë në 2017, Putini shoqërohej nga një ekip dhe sa herë që shkonte në tualet, jashtëqitja e tij merrej në mënyrë që asnjë fuqi e huaj të mos mund të analizonte mjekësisht urinën ose jashtëqitjen e tij.

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov, në një intervistë në maj për Sky Neës pretendoi pa prova se Putin ka kancer.

– Çfarë informacioni ka?

E vetmja herë kur Kremlini konfirmoi se Putini po vuante një problem shëndetësor ishte vjeshta e vitit 2012, kur ai anuloi disa takime dhe u zhduk nga jeta publike pasi u pa duke lëvizur në mënyrë të sikletshme.

Kremlini në atë kohë tha se ai kishte tërhequr një muskul dhe një gazetë shkroi se Putini e përkeqësoi një problem me shpinën.

Pandemia e Covid-19 ka parë gjithashtu sjellje ndonjëherë të çuditshme nga udhëheqësi rus, pavarësisht se Kremlini tha se ai është vaksinuar.

Çfarë thotë Kremlini?

Kremlini, nëpërmjet zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov, ka mohuar me forcë të gjitha pretendimet se presidenti rus vuan nga ndonjë problem serioz shëndetësor.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në një intervistë me kanalin televiziv francez TF1 në fund të majit mohoi se Putin ishte i sëmurë, duke thënë se “Unë nuk mendoj se njerëzit e arsyeshëm mund të shohin tek ky person shenja të një lloj sëmundjeje “.

/e.d

Next Post
Procesi i anëtarësimit/ Ilir Meta: BE duhet të jetë i qartë ndaj Ballkanit Perëndimor

Procesi i anëtarësimit/ Ilir Meta: BE duhet të jetë i qartë ndaj Ballkanit Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In