Një banesë në katin e katërt të një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Policia bën me dije se nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Policia bën me dije se grupi hetimor po verifikon rrethanat e plota të ngjarjes.
“Më datë 20.06.2022, në rrugën “Hamdi Sina”, ka rënë zjarr në katin e katërt të një banese dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./m.j