• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mission impossible” i Lulzim Bashës

by Alfred Peza
22/03/2021 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Lulzim Basha i ekspozon publikisht pasionet e tij, jo sipas atyre që ndjen vërtetë, por sipas nevojave të tij politike të ditës. E ka dëshmuar edhe këtë radhë, kur prezantoi librin e parë “Misioni im” që mban mbi krye emrin e tij, një muaj përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

“E kam menduar që 10 vjeç. Dëshira ime e parë ka qenë që të shkruaj. Dashuria ime për librin daton që në fëmijërinë time të hershme. Mu hap një botë e tërë që mi ngacmonte fantazinë dhe imagjinatën”,- tha sot kandidati i opozitës për Kryeministër të Shqipërisë. Më shumë sesa një rrëfim i Lulzim Bashës, duket si një nga ato pasazhet e shkëputura nga kujtimet e fëmijërisë së Ismail Kadaresë, teksa kopjonte mbi fletoret e shkollës tragjeditë e Shekspirit.

Lulzim Basha ka plot 16 vjet që është pjesë aktive e jetës politike të vendit dhe është hera e parë që na dëshmoi një anë për të cilën ai kurrë nuk ka treguar as talent dhe as zell. E shumta deklarata e tij të kujton rrëfimin e Sali Berishës tek Fevziu kur ka thënë se “mjekësia ishte një pasion i jashtëzakonshëm, por në vitet e rinisë së hershme, pasioni im ishte letërsia dhe gjuha. Unë doja me çdo kusht të bëhesha një kritik letrar, pasi në fëmijërinë e hershme, kisha dështuar të bëhesha shkrimtar i respektuar”.

Një vit më parë, po tek emisioni “Opinion” Lulzim Bashan vetë, na kishte rrëfyer në fakt një pasion krejt tjetër. Fëmijëria dhe rinia e tij e herëshme kanë qenë të lidhura me gjëra krejt të tjera, por kurrësesi me librin, me publicistikën në përgjithësi e aq më pak me letërsinë në veçanti.

“Jam shumë i ri për tu koritur para shqiptarëve dhe kam ndërmend të dal faqebardhë para tyre, ndaj kam detyrimin që të gjitha vjedhjet dhe krimet të shkojnë para drejtësisë. Karrierën e prokurorit e kam ëndërruar në rininë time, por zgjodha një rrugë tjetër”,- ka deklaruar me pompozitet dhe “vendosmëri” Lulzim Basha më 2020.

Kë duhet të besojnë shqiptarët sot, Lulzim Bashën që kishte ëndërr të shkruante libra si Ismail Kadare? Kryetarin e PD që ëndërronte në fëmijëri si edhe Sali Berisha që të bëhej një shkrimtar i respektuar? Apo kandidatin e sotëm për Kryeministër që dikur ka deklaruar se ka patur ëndërr të bëhej prokururor?! Larg qoftë që këtë ëndërr të tij sot, ta bashkangjisim me atë të ish Kryeprokurorit të Republikës (së “Re”) Adriatik Llalla!

Është e vërtetë se liderët politikë përgjatë historisë kanë patur pothuajse gjithmonë një tërheqje fatale për letrat. Për librat. Letërsinë. Publiçistikën. Botimet. E kanë dëshmuar këtë ngasje, ose shumë më përpara se të arrinin majën e tyre më të lartë në pushtet, ose pasi kanë dalë nga skena. Duke na lënë pas fjalime frymëzyese, ose libra me kujtimet e një jete plot refleksione e deduksione, si një trashëgimi e vyer për bashkëkohësit dhe brezat që do vijnë.

Shembujt e liderëve politikë të botës demokratike, nga Winston Churchill e deri tani vonë tek Barack Obama, e dëshmojnë këtë. Sikundër edhe historia e Shqipërisë, nga Ismail Qemali tek Fan Noli, e kanë shënjuar herët këtë qasje. Sado pushtet që kanë patur nga politika, në fund të fundit të gjithë kanë kuptuar se ai ka qenë i përkohshëm, ndërsa pushteti i fjalës është i përjetshëm.

Është kjo edhe arsyeja se përse gjatë regjimeve ideologjike, diktatorët i kanë patur zili shkrimitarët, ndërsa ata vetë nuk kanë dashur kurrë që të ishin në vendin e tyre. Rasti i Enver Hoxhës dhe të tjerëve në ish lindjen komuniste, meritojnë një studim të thelluar për të kuptuar se përse një udhëheqës që i kishte të gjitha pushtet në dorë, nuk ndihej i realizuar dhe kërkonte të imponohej edhe përmes librave të tij.

I vetmi ndër udhëheqësit e rëndësishëm shqiptar që nuk ka lënë pas as libra, ditar a kujtime, ka qenë Mbreti Zog. Edhe Fatos Nano, Sali Berisha e Ilir Meta kanë ndjekur deri tani këtë shembull, e me sa duket kështu mund të ndodhë, deri në fund të jetës së tyre. Edi Rama është i vetmi ndër liderët e rëndësishëm të postkomunizmit, që ka botuar libra edhe përpara, edhe gjatë jetës aktive politike.

Lulzim Basha ndryshe nga gjithë të tjerët, që janë origjinalë dhe vetëvetja si me libra dhe si pa libra, vazhdon të mbetet i pandreqshëm në vesin e tij që del me shpirtin. Siç thotë Ilir Meta, ai gënjen edhe kur e pyet për orën, e jo më të mos na gënjente siç bëri sot për librin. Ndaj qoftë edhe për këtë, ëndrra e tij për tu bërë Kryeministër i Shqipërisë, është një mision i pamundur.

Next Post
KQZ i çoi në Prokurori, çfarë kanë deklaruar kandidatët që do të verifikohen në formularë

KQZ i çoi në Prokurori, çfarë kanë deklaruar kandidatët që do të verifikohen në formularë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtare, shkarkohet Xabi Alonso si trajner i Real Madridit

Zyrtare, shkarkohet Xabi Alonso si trajner i Real Madridit

January 12, 2026
Komisioni Evropian thirrje Kosovës që të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen për Planin e Rritjes

Komisioni Evropian thirrje Kosovës që të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen për Planin e Rritjes

January 12, 2026
VIDEO-Shkëndija në sistemin motorik “shkrumbon” makinën, ngjarja në aksin Milot-Mamurras

VIDEO-Shkëndija në sistemin motorik “shkrumbon” makinën, ngjarja në aksin Milot-Mamurras

January 12, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

January 12, 2026
Këlliçi u paraqit në SPAK, zbulohet deputeti i PD që e paditi për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit (DOKUMENTI)

Këlliçi u paraqit në SPAK, zbulohet deputeti i PD që e paditi për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit (DOKUMENTI)

January 12, 2026
“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun më 28 janar, reagon Bardhi: Bllokim i paprecedentë, iu dha mundësi të pandehurës të..

January 12, 2026
BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

January 12, 2026
Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

January 12, 2026
Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

January 12, 2026
Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In