Për hir të krenarisë së Islandës dhe të gjitha grave të botës braktis Miss Grand International, një nga konkurset më prestigjiozë të bukurisë në botë, pasi organizatorët e eventit i kërkuan që të dobësohej.

Bukuroshja Arna Ýr Jónsdóttir, Miss Islanda 2015, shprehet se është nxitur nga organizatorët që të bjerë në peshë përpara konkursit, duke hequr dorë nga konsumimi i mëngjesit, të hajë vetëm sallatë në drekë e në darkë të pijë vetëm uji deri në ditën e garës së bukurisë.

Për 20-vjeçaren, që tashmë ka vendosur t’i thotë lamtumirë konkursit të bukurisë, kjo është një fyerje, ndaj siç shprehet, ‘po largohet me kokën lart’.

Nga ana e tyre, organizatorët e eventit kanë deklaruar se bëhet fjalë për një keqkuptim që ka lindur për shkak të gjuhës, por pavarësisht justifikimeve, bukuroshja islandeze ka mbajtur sërish të njëjtin qëndrim./shqip/a.k











