Nga Artur Ajazi
Atë që përjetoi Shqipëria pas 1992, me ndryshimin e sistemit politik, nuk e ka përjetuar asnjë vend i botës. Pra, nuk ka vend në botë (madje as Rusia pas fitores së Leninit) të ketë përjetuar bashkë me ndryshimin e sistemit politik (nga diktatura në demokraci) edhe shkatërrimin e madh.
Kishte ardhur momenti të futeshin në lojë, agjenturat dhe agjentët e shërbimeve sekrete. Ishte momenti që, agjentët e futur nën “rrogoz” të nxirrnin kryet, dhe të nisnin hapur misionin e tyre.
U rrënuan uzina, shkolla, spitale, të mbjella, kombinate, linja prodhimi dhe ndertimi, u shkatërruan institucione, arkiva, muze, ushtria, policia, industria, bujqesia, deri dhe zejtaria. Ishte mision, “Shqipëria të shkojë në pikën Zero”. U përhap lajmi se “do na vijë çeku i bardhë, do të na vijë molla, pjeshka, domatja, divani, karriget, e deri bajgat e lopëve nga jashtë”.
Një çmënduri kolektive i kapi gjithë shqiptarët. Në qytete nisën shkatërrimet e gjithçkaje, që ishte ndërtuar nga “diktatori”, kurse në fshatra e NB-bujqesore, sipas direktivave të Berishës dhe Hajdarit “u shkulën mijëra pemë drufrutorë, dhe të mbjella të tjera, pasi “ishin të Enverit”.
Zoti e di, çfarë krimesh i kanë bërë këtij vendi, dhe këtij populli ata që hiqeshin si “demokratë që thyenin zinxhirët e diktaturës”, por që ishin agjentë të shërbimeve sekrete famëkeqe, që kishin dekada që përpunonin dhe paguanin njerëzit e tyre për atë ditë. Dhe ai moment u erdhi.
Rreth Partisë Demokratike u mblodhën dhe kacavjerrën gjithë shpura e agjentëve, italianë, grekë, amerikanë, bullgarë, turq, rusë, e deri kinezë. Çdo vend, kishte “embrionin” e vet në PD. Madje edhe kur erdhi momenti për të përzgjedhur ministrat e qeverisë Meksi, ata kërkuan emrat e tyre. Dhe i morën. Misioni kishte nisur.
Rradha u erdhi flotës tregetare, flotës ushtarake, tuneleve, depove të ushtrisë dhe atyre të ish-Rezervave të Shtetit, që ishin plot e përplot me mallra, duke nisur nga gozhda, deri tek makineritë në qese dhe graso. Të gjitha u nxorrën me VKM dhe miratim nga ish-presidenti Berisha, nga depot dhe tunelet dhe u shitën për “skrap”.
U erdhi rradha tankeve, rraketave, topave, katjushkave, mortajave, të gjitha në qese dhe graso, të gjitha funksionale. Ka edhe sot dëshmi nga ish-ushtarakë që tregojnë masakrën mbi mallin e popullit, dhe fitimet në miliona dollarë që mbushën xhepat e ish-ministrave të Berishës dhe pastaj të Nanos.
Misioni vazhdoi gjatë, shumë gjatë, për afro 30 e ca vite. Ndoshta vazhdon edhe sot. Nuk mbeti fishek dhe kallash në depo, nuk mbeti as logjistikë, pasi thuhej se “janë të Enverit”. Po mirë, ky “diktatori” kishte menduar edhe për ditën e “kiametit”, pasi kishte lënë depot dhe tunelet plot. Atëhere si ka mundësi, që sot nuk ka sikur 1 të tillë, që të jetë për ditë lufte ? Kudo po thuhet se “lufta është në prag”.
Gjermania Polonia, Romania, apo dhe shtete tjera, po pergatiten për një rast të tillë, kurse ne e shohim gjithçka “qejf o qerrata”. A mendon kush, çfarë do të bëjnë shqiptarët në rast rreziku? A është burgosur ndonjë ish-minister apo ish-kryeminister për vjedhjet e bëra pasurisë së popullit në 30 e ca vjet? Si ka mundësi që ne flemë “mbi dafina”, dhe Europa është në ankth me sytë nga Rusia duke u pergatitur ushtarakisht?
Pse nuk duhet të përgjigjet njeri, edhe sot pas 35 vitesh, për shkatërrimin e Shqipërisë qysh nga 1992 deri sot? Si mund të heshtet nga organet hetimore dhe kjo “drejtësia” e re, edhe për ato krime që u bënë nga çdo ish-minister dhe ish-kryeminister në vitet e para postdiktaturë?
Me milionat e vjedhura, sot pasardhësit e tyre, kanë hapur biznese, media, firma ndertimi, dhe të hiqen sikur “e kanë trashegimi nga gjyshërit” që jetonin në fshat me 2 dhi. Kjo është drama e këtij vendi dhe këtij populli, që kurrë nuk u vlerësua siç duhet, të paktën 10 per qind nga ajo ç’ka bëri “diktatori”, emrin dhe figurën e të cilit, e përdorin sot si “gogol”, për të justifikuar pasurinë e pamerituar. Misioni vazhdon.












Katastrofa e madhe ndodhi kudo dhe akoma pellet nga mjesi ne darke dhe si hyn gjem ne kame !Si ka mundesi qe ky kryekriinel eshte jashte burgut te perjetshem ?