• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Misioni në mesdhe për ndaljen e kontrabandës së armëve të ISIS

by A R
23/06/2016 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtarët e misionit në Detin Mesdhe do të angazhohen edhe për parandalimin e kontrabandës së armëve dhe do të ndihmojnë qeverinë libiane për ndërtimin e rojes bregdetare.

Misioni i BE-së në Detin Mesdhe “Sophia” mbulon një zonë detare që shkon nga bregdeti i Libisë, i Tunizisë e deri në Sicili dhe në jug të Italisë. Qëllimi i luftanijeve të këtij misioni është të luftojë bandat kriminale të trafikantëve të qënieve njerëzore dhe pengimi i refugjatëve që vijnë ilegalisht në BE. Por në radhë të parë anijet shpëtojnë refugjatët që varkat e të cilëve pësojnë avari. Me varkat prej druri në të cilat hyjnë 300 deri 600 refugjatë trafikantët nxjerrin deri në një milionë dollarë fitime në vit. Sipas Agjencisë së BE-së për mbrojtjen e kufijve Frontex aktualisht nga Libia nisen rreth 10.000 refugjatë në javë dhe Libia vazhdon një vend tranzit për refugjatët.

Detyra të reja

Qeveria gjermane vendosi tani zgjatjen dhe zgjerimin e mandatit të misionit “Sophia”. Në të do të marrin pjesë deri në 900 ushtarë gjermanë të marinës gjermane. Sipas këtij mandati në zonën e mbikëqyrjes përfshihet edhe Egjipti. Po ashtu ushtarët e misionit duhet të pengojnë edhe kontrabandën e armëve dhe të ndihmojnë qeverinë libiane për ndërtimin e rojes bregdetare dhe të marinës. Kjo do të thotë që sipas këtij mandati trupat e Frontexit kanë të drejtë në rast dyshimi të ndalojnë për të kontrolluar në det të hapur edhe anije të mëdha dhe të konfiskojnë armë kontrabandë.

Dy vendime politike

Zgjerimi i mandatit u bë i mundur prej dy vendimesh politike. Së pari qeveria e unitetit e saporformuar në Libi e pranoi ofertën e BE-së për ndihmë për rindërtimin e rojes bregdetare. Italia do t’i vërë në dispozicion Libisë dhjetë anije patrullimi dhe për to do të shkollohet një ekuipazh prej 100 vetësh. Po ashtu OKB-ja vendosi në qershor një embargo armësh kundër tregtisë së armëve dhe tani duhet që respektimi i saj të mbikëqyret.

Sipas të dhënave të OKB-së në Libi hyjnë armë ilegale nga Turqia, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat përfundojnë në duart e grupeve ekstremiste të IS-it. Një zëdhënës i MPJ në Berlin tha se rreziqet që vijnë për Evropën nga IS-i në Libi janë më të mëdha se nga Siria dhe Iraku./DW/a.m.

Next Post

Habit De Biasi: Himnin e Shqipërisë e di më mirë se atë të Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In