• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Misioni” i Bashës dhe realiteti i frikshëm i sondazheve

by Plator Nesturi
25/03/2021 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Sa herë ka ulje të krediteve të liderit të opozitës, aq herë në PD kreu i saj rimon të njëjtat vargje të bashkimit dhe të unitetit. Dikur duke u bërë thirrje të larguarve të rikthehen në familje, siç ka ndodhur kur Basha i është drejtuar Patozit, Alizotit apo Topallit dhe të larguarve të tjerë për tu futur në strehën e përbashkët të PD-së. Por ndërsa ky ritual është keqpërdorur si e njëjta formulë e vetme ndër vite përballë kritikave nga të vetët dhe kërkesave për dorëheqje, Basha nuke ka më as si shans ta përdorë. Zgjedhjet janë në prag dhe letrat e fushatës janë ndarë. Një pjesë e ish-drejtuesve të PD tashmë janë futur si rivalë të tij në garën zgjedhore me parti të reja.

Skema e re kreut të PD për të mbajtur gjallë rolin e të pazëvendësueshmit si lider të opozitës ishte dhe libri “Misioni im”, një përpjekje për të ndërtuar një idol të munguar, përsa kohë Berisha ka braktisur podiumin, të paktën në dukje. Natyrisht, kjo është pjesë e strategjisë elektorale ku bwhet gjithshka si për të ngritur imazhin e kandidatit për kryeministër, ashtu dhe për të mobilizuar elektoratin dhe maksimalizuar votat.

Por shifrat reale se sa ka ka dhënë rezultat në terren duken shumë larg pritshërive të një force që ka qenë për 8 vite në opozitë. Skema e unifikimit të opozitës duket se ish deshtimi I parë I lidershipit të opozitës. Kjo jo vetëm nuk u arrit për arësye se tashmë Topalli, patozi e ndonjë tjetër do bëjën lojën e vet dhe kërkojnë vota po në grazhdin e së djathtës, por dhe për shkak të ndryshimit të rregullave të lojës zgjedhore. LSI garon në listë e vetme dhe kjo çon në shumaturë aritmetike të votave por humbje mandatesh nëpër rajonë të ndryshme. Vetë sondazhet këtë venë në dukje. Edhe sondazhi i kryer nga Ora Neës dhe Noto, që duket se se ngre në pikavarazh opozitën, krahasuar me ato të zhvilluara nga institute të tjera e të pasqyruara në të tjera ekrane, nuk paraqet ndonjë optimizëm për shifrat e opozitës. Thjesht duke marrë grafikët e nxjerra së fundmi mbi parashikimet e rezultateve në Tiranë dhe Vlorë, konkluzionet dalin vetë.

Kështu, sipas Notos, në rajonin e Tiranës PS vijon të ruajë të njëjtin rezultat me një mesatare prej 48 %, PD ka rritje që shkon në 42-43 %, dhe ndërkohë LSI, sipas saj, kuotohet tek mesatarja e 7%. Në të gjitha rastet pra vërehet se kemi rritje të PD dhe një tkurrje drastike të LSI në parashikime. Sidoqoftë, në grafikun e sondazhit jepet se opozita me një grumbullim matematik është përpara në vota krahasuar me PS. Kapja në këtë formë e kunkluzioneve me aritmetikë të thjeshtë nuk funksionon në këto zgjedhje, pasi subjektet e asaj që përbëjnë opozitën e Bashkuar konurojnë në lista më vete. Asaj çfarë I mungon këtij sondazhi është fakti se me sa përkthehen në mandate këto shifra për secilën palë. Dhe thembra e Akilit në këtë rast është LSI, pasi edhe nëse e marrim në përqindjen e 7 përqind për gjithë rajonin, sa mandate do të arrijë të nxjerrë realisht. Do të këtë 2 dhe bishtat do të humbasin në favor të mëdhejve? Ky sistem votimi nuk lejon që ato vota për të cilat LSI nuk nxjerr dot mandate ti shkojnë aleates PD, dhe anasjelltas. Në këtë mënyrë ai 48% që PS e zotëron është shumë më solid dhe më mandatprurës sesa çdo përqindje e opozitës që e ka votën të shpërndarë.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për grafikun e Vlorës ku PS vijon të qëndrojë në kuotën e 61 %, PD që ka një rritje në 30% ndërsa LSI në pragun e 5 përqind. Në shpjeguesin e Notos dhe të Ora Neës theksohes se përqindja e opozitës shkon në 35 % dhe se në këtë mënyrë PS rrezikon të humbë mandatin e 8. Pra sërish aritmetikë, por pa bërë një shpjegim si ndahen mandatet. Kjo pasi ai 5 % i LSI që parashikon Noto, është i pamjaftueshëm që LSI të marrë një mandat në Vlorë. Dhe kjo e çon sërish opozitën në shifrat e 30 % si maksimum të rezultatit të saj. Të gjitha këto shpjegime vlejn për faktin e sqarimit se si janë prognozat reale të zgjedhjeve dhe trendin e rezultateve. Në leksikun që mbajnë aktorë të opozitës, shpesh mundohen ti japin zemër.

Next Post
Testet e fundit nga SHBA: Vaksina, efikase deri në 76% për ndalimin e sëmundjes

Testet e fundit nga SHBA: Vaksina, efikase deri në 76% për ndalimin e sëmundjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In