• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mision thuajse i pamundur, ja sa shqiptarë fituan azil në BE

by A R
19/04/2018 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse jemi të listuar në vendet me numër të lartë azilkërkuesish, vetëm 5% e vendimeve që merren nga shtetet anëtare janë pozitive.

Eurostat ka publikuar sot të dhënat për azilkërkuesit që iu është siguruar mbrojtja në vitin 2017.

Në 2017-n mbi 22 mijë shqiptar kërkuan azil për herë të parë në një nga shtetet e BE-së, duke u renditur të shtatët pas azilkërkuesve që iu largohen konflikteve dhe luftës. Por sipas të dhënave të Bashkimit Europian vetëm 5% e vendimeve mbi këto aplikime kanë qenë pozitive.

Shanset që azilkërkuesve shqiptarë t’iu sigurohet mbrojtja në një nga vendet anëtare janë të ulëta, duke qenë se Shqipëria është një vend që synon të integrohet në Bashkimin Europian dhe nuk është i përfshirë nga konfliktet.

Shkalla e pranimit ndryshon midis shtetësive

Shkalla e njohjes, pra pjesa e vendimeve pozitive në numrin e përgjithshëm të vendimeve, ishte 46% për vendimet e shkallës së parë në BE.

Rezultatet e vendimeve mbi aplikimet për azil ndryshojnë midis vendeve të shtetësisë së aplikantëve për azil.

Në mesin e njëzet shteteve kryesore të aplikantëve për azil, në të cilat vendimet u morën në shkallën e parë në vitin 2017, normat e njohjes në BE shkonin nga rreth 5% për qytetarët e shqiptarë në 94% për Sirinë dhe 92% për Eritrean (shih grafikun më poshtë).

Sigurimi i mbrojtjes nga BE

28 vendet anëtare të Bashkimit Europian siguruan mbrojtje pet 538 mijë azilkërkues në 2017-n, me një rënie prej 25% krahasuar me 2016-n.Gjithashtu vendet anëtare pranuan rreth 24 mijë refugjatë të shpërngulur nga vendet e tjera.

Grupi që përfitoi mbështetje më të madhe nga BE-ja në 2017-n mbeten sirianët (175.8 mijë persona apo 33% e numrit total të personave që iu sigurua mbrojtje, të dytët ishin afganët me rreth 100.7 mijë refugjatë apo 19% e totalit dhe irakianët me 64 mijë apo 12% e totalit.

Numri i vendimeve pozitive për tu garantuar azilkërkuesve sirianë mbrojtje në një nga shtetet e BE-së ka rënë në krahasim me një vit më parë (% e sirianëve që iu ishte garantuar mbrojtje ishte 54). Rreth 70% e tyre e përfituan mbrojtjen në Gjermani. Të dhënat janë publikuar nga EUROSTAT.

Normat e njohjes në shkallën e parë për njëzet shtetësi me numrin më të lartë
të vendimeve të shkallës së parë në BE, 2017 (%)/monitor/a.m.

Next Post
VIDEO/ I ulur i vetëm në parlament, ja socialistët që takuan Tahirin

"Nuk do ketë bir nëne dhe as bir k**ve që të më pengojë për të vërtetën", deklarata e fortë e Tahirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Shpërthim dhe zjarr i madh në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi

VIDEO / Shpërthim dhe zjarr i madh në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi

January 29, 2026
DPT: Përllogaritja e kësteve të tatimit mbi të ardhurat njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Vjet mbi 20 mijë biznese të reja, kryeson Tirana me rreth 11.200 të tilla. Më pas vijnë Durrësi, Vlora e Fieri

January 29, 2026
Dilemat e PD dhe Kuvendi, Ivi Kaso: Riformatimi i Partisë Demokratike nuk është tabu

“Peleshi noter, Parlamenti realizon normën”, Kaso: Vetëm 3 deputetë dinë ç’është votuar për kodin penal

January 29, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

“Jemi në presion me kohën”, Mazniku flet për ‘Territorialen’: Procesi, me apo pa opozitën nuk ndalet më!

January 29, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

January 29, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

“Nuk duhet të bëhet dy herë i njëjti gabim”/Bejko: Berisha po vazhdon me të njëjtat skema bllokimi për Reformën Territoriale!

January 29, 2026
Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

January 29, 2026
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Reforma territoriale po ribëhet, sepse e para dështoi”, Mërtiri: U bë në funksion të politikës, jo të qytetarëve!

January 29, 2026
Skandali seksual në Malin e Zi/ Pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit, flet zyrtarja e lartë: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

Skandali seksual në Malin e Zi/ Pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit, flet zyrtarja e lartë: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

January 29, 2026
Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In