• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mirror”: Tirana, destinacioni i preferuar i britanikëve për pushime në vjeshtë

by Os De
19/10/2025 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është një vend i pasur me kulturë dhe histori dhe gjithashtu një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për pushime, shkruan Vita Molyneux në të përditshmen britanike “Mirror”. 

Për pushime mahnitëse në vjeshtë, nuk ka nevojë të shpenzoni shumë para ose të udhëtoni larg. Në fakt, një nga destinacionet më marramendëse është praktikisht shumë pranë Brirtanisë së Madhe! 

Shqipëria, me një kulturë të pasur dhe histori interesante, është një destinacion i jashtëzakonshëm. 

Kryeqyteti i saj, Tirana, është shpallur si vendi më i lirë në Evropë për pushime nga britanikja “Time Out”. 

“Time Out Europe” raportoi se kjo perlë shqiptare është një nga vendet më të përballueshme për të zbuluar – me bileta të muzeve që variojnë nga 3 deri në 6 euro. Gjithashtu, ju mund të shijoni një birrë për vetëm 3 euro. 

Historia e Shqipërisë është magjepsëse. Nga viti 1945 deri në vitin 1985, i gjithë kombi ishte praktikisht i paarritshëm për shkak të sundimit të diktatorit komunist Enver Hoxha. 

Nëse dëshironi të njiheni me shumë me këtë histori, një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar do të ishte thelbësore. 

Muzeu pasqyron historinë e ashpër të Shqipërisë dhe është i mbushur me objekte interesante. Një vizitë këtu mund të zgjasë deri në tre orë. 

Gjithashtu, ia vlen të vizitohet muzeu “Shtëpia me Gjethe” – një ndërtesë, dikur e përdorur si klinikë mjekësore gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas nga Gestapoja nën pushtimin gjerman. 

Menjëherë pas përfundimit të luftës, ajo u rimor nga regjimi komunist shqiptar dhe u përdor si zyrë sigurie për hetime. 

Tirana, e njohur për jetën e gjallë të natës, ofron më shumë sesa thjesht muze. 

Nëse dëshironi një koktej në mbrëmje, do t’ju kushtojë vetëm 7 euro. 

Një tjetër avantazh është se temperaturat e vjeshtës në Tiranë janë shumë më të ngrohta se në Britaninë e Madhe – zakonisht variojnë në rreth 25 gradë Celsius gjatë shtatorit dhe tetorit. 

Shqipëria është destinacioni ideal për pushime në fundjavë, pasi udhëtimi nga Londra në Tiranë zgjat pak më shumë se tre orë. 

Tani është koha e përsosur për të zbuluar këtë qytet të mrekullueshëm. 

Shqipëria po fiton tashmë popullaritet midis turistëve britanikë. 

Sipas një studimi të kryer nga “Saga Holidays” kërkimet (searchings) në Britaninë e Madhe për pushime në Tiranë janë rritur me 91% nga viti në vit. 

Kjo sugjeron që britanikët po kërkojnë destinacione me diell dhe vlera kulturore përtej vendeve të preferuara të zakonshme bregdetare. ATSH 

 

 

Next Post
Një mik më pak i interesave shqiptare në rajon

Një mik më pak i interesave shqiptare në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In