Mbikalimi i Rrëshenit në Rrugën e Kombit është pushtuar nga dhjetëra qytetarë të Mirditës, të cilët kanë dalë në protestë kundër taksës 5 euroshe që do të vihet për personat që kalojnë në këtë autostradë.
Sipas protestuesve kjo kosto është e papërballueshme për ta dhe rëndon ekonomitë e tyre.
Në protest ndodhet dhe deputetja demokrate Albina Deda, teksa ky manifestim është I disati në rradhë nga qytetarët./java/a.k