Një vrasje sapo ka ndodhur në zonën e Mirditës. Personi është ekzekutuar me armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit. /l.m
Vijon…