Për të ofruar një shërbim cilësor dhe sasi të plotë të ujit të pijshëm për banorët, bashkia e Mirditës ka filluar punën për rehabilitimin rrënjësor të rrjetit të ujit në qytetin e Rrëshenit. Bashkia e Mirditës do si synim që të ofrojë furnizim të plotë dhe të pandërperë me ujë të pijshëm banorët e kësaj zone. Sipas kësaj bashkie, është siguruar fondi përkatës për rijetëzimin e rrjetit të brendshëm të qytetit, rrjet i cili është amortizuar ndër vite.
Krahas linjës së vjetër, po punohet për shtrimin e linjës së re, e cila do të lidhë pompat e ujit me kaptazhin në Kolsh. Ndërkohë që po punohet në shumë sektorë të këtij ujësjellësi, për të finalizuar objektivin parësor të bashkisë Mirditë në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm./a.meta