Trajtimi i punonjësve të industrisë së naftës do të jetë më status të veçantë. Komisioni parlamentar i Ekonomisë diskutoi mbi nismën ligjore të ndërmarrë nga deputetë të Kuvendit, për t’i trajtuar në mënyrë të diferencuar këto punonjës.
Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, theksoi se nga kjo nismë përfitojnë rreth 5 mijë vetë, ndërsa efektet në buxhet kanë 400 milionë lekë.
Por, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe, tha se jo të gjithë punonjësit e këtij sektori duhet të përfitojnë statusin e naftëtarit.
Nisma për këtë projekt është ndërmarrë nga deputeti i Fierit, Omer Mamo, ndërkohë që ka gjetur mbështetje nga të gjitha forcat politike. /b.d