• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratohet plani i qeverisë për LGBTI, u hapet rruga martesave gay

by Java News
26/05/2016 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka bërë një hap tjetër para sa i përket plotësimit të të drejtave dhe lirive të komunitetit LGBTI. Qeveria ka miratuar dje Planin Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Republikën e Shqipërisë, 2016-2020, ndërsa ngarkohen të gjitha institucionet e përmendura në të, për zbatimin e këtij vendimi.

Qëllimet Strategjike të këtij dokumentit janë tre dhe më konkretisht:

  1. Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional, si dhe rritja e ndërgjegjësimit për mosdiskriminimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI, në përputhje me standardet ndërkombëtare;
  2. Eliminimi i të gjitha formave të diskriminimit ndaj komunitetit LGBTI, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të strukturave të rendit dhe sigurisë; dhe
  3. Përmirësimi i aksesit në shërbimet e punësimit, edukimit, shëndetësisë, strehimit dhe sporteve për personat LGBTI, duke garantuar mundësi dhe të drejta të barabarta.

Sipas relacionit shpjegues të këtij dokumenti, hartimi dhe zbatimi i këtij plani lidhet ngushtë me detyrimet që rrjedhin nga një sërë dokumentesh ndërkombëtare, si: Rekomandimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës CM/Rec (2010)5 për Shtetet anëtare në lidhje me “Masat për luftën kundër diskriminimit për shkaqe të orientimit seksual ose identitetit gjinor”; rekomandimet e shqyrtimit të Shqipërisë sipas Mekanizmit Universal Periodik (UPR); Raporti i 2015 i Komisionit Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) për Shqipërinë; IDAHO 2014.

Ky dokument vjen paralelisht edhe me një tjetër lehtësi që politika shqiptare po i bën këtij komuniteti duke përfshirë në kushtetutë edhe ndalimin e diskriminimit për shkak të orientimit seksual.

Duket se me këta dy hapa, politika dhe në mënyrë të veçantë qeveria shqiptare, iu hap rrugë edhe zhvillimeve të tjera të mëpasshme për të ligjëruar edhe martesat mes të njëjtit seks.

Mapo/d.i.

Next Post

Dekriminalizimi / Deputetët e 2017-ës do zgjidhen pa ia verifikuar të shkuarën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In