• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratohet në parim drafti i Reformës në Drejtësi, Rama: Hap i madh përpara

by Aalison Pearse Stevens
09/05/2016 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miratohet në parim drafti i Reformës në Drejtësi. Pozita dhe opozita kanë rënë dakord dhe kanë miratuar me konsensus draftin e Reformës në Drejtësi, duke i hapur rrugën në këtë mënyrë diskutimit të pikave nen për nen të këtij drafti.

Reagon Rama

Pas lajmit për miratimin në parim të draftit të reformës në drejtësi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Kryeministri Rama, i cili ka uruar vendimin unanim të palëve.

“Hap i madh perpara votimi ne parim i draftit kushtetues te Reformes ne Drejtesi nga Komisioni i Posaçem, bash ne diten e Europes”- shkruan Rama, duke i shtuar postimit të tij një “aleu” në fund.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta e quan votimin mesazhin më të mirë në ditën e Europës. “Përshëndes miratimin në parim të Reformës në Drejtësi. Të vazhdojë me përkushtim miratimi përfundimtar i Reformës. Ky, mesazhi më i mirë në ditën e Europës”, shprehet z. Meta.

Flet kreu i komisionit të reformës Fatmir Xhafaj

Kryetari i Komisionit të Posaçëm, deputeti socialist Fatmir Xhafaj tha se miratimi në parim, pas 20 muajsh përpjekje u bë një hap i rëndësishëm përpara. Xhafaj u shpreh se maxhoranca ka vullnet për të diskutuar dhe gjetur konsensus për çështjet politike mes saj dhe opozitës. Kreu i komisionit të reformës theksoi se diskutimet nen për nen mbi draftin e reformës janë ndarë në 6 pjesë për tu diskutuar.

“Së pari më duhet të them se sot kemi hedhur një hap të mirë pas 20 muajsh pune intensive në një proces tejet gjithëpërfshirës. Kemi një projekt kushtetues i cili hedh bazat për një sistem të ri drejtësie, për drejtësinë aq shumë të munguar e të pritur nga shqiptarët. Sot edhe me kontributin e opozitës, me reflektimin pozivit të saj kemi një votë pozitive, mbështetëse. Që do të thotë se që nga sot i hapet rruga votimit nen për nen, votimit në tërësi dhe dërgimit në parlament… në ditët në vijim, e kemi ndarë procesin në 6 kapituj, u kam propozuar një anëtarëve një axhendë të ngjeshur. Shpresoj që nëse ka një vullnet të sinqertë, procesi do të përmbyllet.

Maxhoranca ka qenë dhe mbetet tërësisht e gatshme të diskutojë çështjetj politike… maxhoranca ka detyrën ta çojë përpara këtë proces.”- tha Xhafaj.

Në dalje të mbledhjes së komisionit, nënkryetari i saj, deputeti demokrat Eduard Halimi tha se vota pro e opozitës i hap rrugën diskutimeve nen për nen të drafit. Halimi theksoi se tashmë pritet të diskutohet më thellësisht për çështjet politike.

“Sot përfunduam procesin e diskutimeve për draftin e sjellë nga ekspertët. Opozita në këtë komision, pas një qëndrimi tëe shprehur qartë, votoi pro fillimit të diskutimit të amendamenteve nen për nen. Ne edhe sot përsëritëm thirrjen tonë drejtuar mazhorancës që çështjet politike të fillojnë dhe të negociohen sa më shpejt. Ne e theksuam që Kushtetuta e parashikon një procedurë për të cilën duhet të fillohet dhe diskutohet edhe nen për nen. Vota jonë është për pro fillimit të diskutimit nen për nen. Ne i ngelemi edhe njëherë qëndrimit se thelbi i reformës në drejtësi është lufta pa kompromis në sistemin e drejtësisë”, tha Eduard Halimi.

Javanews/ m.me/ a.k

Next Post

Artan Shkreli replikon me Fidel Yllin: Trashëgimia jonë si e pësoi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In