• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratohet me 72 vota projektligji “Për arsimin profesional”

by A R
16/02/2017 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi miratoi të enjten me 72 votat ‘pro’ te maxhorancës dhe dy vota kundër pr/ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional”. Në fjalën e saj në emër të grupit të LSI-së, deputetja Kejdi Mehmetaj shprehu rezerva për draftin, duke paralajmëruar votën kundër. Projekti, tha ajo, nuk sjell një ndryshim thelbësor në këtë drejtim.

“Votimi ose jo i këtij ligji nuk përbën ndonjë ndryshim thelbësor. I bëj thirrje kolegëve ta trajtojnë me seriozitet arsimin në përgjithësi dhe atë profesional në veçanti, të rrisim investimet, pasi sot që flasim Shqipëria mund të jetë vendi i fundit në rajon sa i takon shpenzimeve për arsimin”, u shpreh Mehmetaj. Ajo apeloi për të rritur vëmendjen ndaj arsimit në përgjithësi dhe atij profesional në veçanti.

Ndërsa ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinise, Blendi Klosi tha se nisma ligjore nuk lidhet vetëm me edukimin, por ajo lidh në mënyrë të pandalshme tregun e punës me edukimin në përgjithësi.
Arsimi dhe formimi profesional do duhet të trajtohet jo si edukim, por si mekanizëm që mund të ndryshojë jetën e shtresës së mesme shqiptare. Na duhen profesionistë që përmes profesionit të paguhen më shumë dhe të jetojnë më mirë. tha ministri.

Deputetët e maxhorancës miratuan sot dhe çështjet e tjera në rendin e ditës. Me 74 vota u miratuan te tre pikat e tjera në rendin e ditës: ndryshimet dhe shtesat në ligjin “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”; ndryshimi në Dekretin “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit, si dhe ndryshimet në ligjin “Për pronësinë industriale”.

Opozita e djathtë nuk mori pjesë në votimin e pr/ligjeve të seancës së sotme, pasi braktisi punimet e Kuvendit, pas vendimit të Byrosë për përjashtimin me dhjetë ditë nga jeta parlamentare të deputetit të PD-së, Flamur Noka. Ky i fundit u konfrontua në seancën e sotme me deputetin socialist, Erjon Braçe, duke shkaktuar tensione në sallë, gjë që çoi në ndërprerjen disa herë të punimeve te parlamentit. PD fajësoi për ketë deputetin Brace për të cilin kërkoi që të merrej masa e përjashtimit, kërkesë qe nuk u miratua nga Byroja. /b.d

Next Post
Milan, 25 milionë euro për yllin e PSG!

Milan, 25 milionë euro për yllin e PSG!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In