• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Miratohen ndryshimet ligjore për skanimin në dogana

by A R
27/10/2015 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i ekonomisë miratoi propozimin e qeverisë i cili përjashton fasonët dhe disa kategori të tjera biznesesh nga pagesa 22 euro për skanimin në importin e lëndëve të para po ashtu dhe në eksportin e produkteve të gatshme. Ministri Financave Shkëlqim Cani tha se mallrat e vendosura në regjim tranzit po ashtu do të përjashtohen nga kjo taksë. Sipas ministrit të Financave në total janë mbi 150 mijë deklarata doganore që do të përjashtohen me një lehtësim total për biznesin prej 4 milionë euro, të cilat do të përballohen nga buxheti

“Së pari janë mallrat e vendosura në regjim tranzit. Së dyti janë mallra që dalin nga regjim i magazinimit doganor drejt një destinacioni tjetër doganor, por me përjashtim të rieksportit. Së treti janë mallrat që hyjnë në magazinat e lira dhe gjithashtu dhe mallrat që dalin nga magazinat e lira me procedurë rieksporti”, tha ministri Cani.

Por sërish deputetët socialist kanë rezerva mbi koncesionin, i cili sipas tyre është një barrë që ja la biznesit qeveria paraardhëse.

“Nëse është koncesion për mendimin tim i turpshëm, që nuk ka asnjë të mirë për buxhetin e shtetit, por vetëm që dëmton buxhetin e shtetit, dëmton qytetarin, është koncesioni i skanimit të automjeteve. Gjithnjë nën zë biem dakord që është konçesion korruptiv, dhe duhet ta trajtojmë si të tillë”, tha Ervin Koçi, deputet i PS-së.

Por ish ministri demokrat i Financave Ridvan Bode, njeriu që ka firmosur koncesionin duke mohuar akuzat për korrupsion thotë se qeveria në atë kohë e pa më të arsyeshme që ta kalonte pagesën tek biznesi dhe jo përmes buxhetit.

“Mos harroni që vendet fqinj me ne kanë bërë disa shpenzime me kosto shumë herë më të larta. Çështjet jo ka korrupsion etj., janë çështje që çojini, hetojini, po dolën ashtu është e zgjidhur kontrata. Ka rregull, norma bazë”,u shpreh Bode.

Por veç debatit me kundërshtarët maxhoranca duket se ka debate edhe brenda vetes. Erjon Braçe i ka kërkuar edhe më parë qeverisë që ta hetojë koncesionin, i cili pas miratimit në Kuvend shiti 49 për qind të aksioneve vetëm për 490 lekë.

“Unë vijoj të mos ta besoj që 49% të aksioneve të një biznesi prej 360 mln eurosh minimumi të jenë shitur për 490 lekë të reja. Prandaj më lejoni ta kem për herë të dyte me ju. Unë dua të di se kur do të keni një përgjigje nga organet fiskale dhe ju si ministri për ta hetuar këtë transaksion, me produkt konkret”, tha Braçe.

Ndryshimet e fundit të kontratës lehtësojnë më tej sipërmarrjen nga koncesioni i shumëpërfolur i skanimit. Megjithatë kostoja e tij për një kategori biznesesh mbetet e lartë, ndërkohë që veç biznesit në disa raste detyrohet të paguajnë tarifë edhe individët për importin e mallrave për përdorim vetjak si automjetet që blejnë nga jashtë.

Next Post

Rita Ora: Muzika më ka shpëtuar nga droga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In