Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka reaguar pas miratimit në Kuvend të Rezolutës për Kosovën. Ai thotë se PS rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e saj të qartë në mbështetje të integritetit të Republikës së Kosovës.
“Sot në Kuvend në seancën për miratimin e Rezolutës për Kosovën. PS rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e qartë e të prerë në mbështetje të Republikës së Kosovës, integritetit të saj territorial e kushtetues. Përmes kësaj rezolute të dakordësuar edhe me opozitën, i kërkojmë institucioneve tona të influencojnë për një hetim ndërkombëtar të sulmit terrorist në Banjskë.
Qeveria jonë e Partia Socialiste e Shqipërisë ka qenë dhe do të jetë në çdo herë në mbështetje të Kosovës e nuk do të rresht kurrë së punuari për njohjen e saj nga e gjithë bota dhe anëtarësimin në OKB”, thotë Çuçi përmes një deklarate./m.j