Miranda Kerr u shfaq mjaft sensuale e veshur me një fustan rozë, i cili i zbulonte dukshëm hiret e saj.
Gjatë një feste në Kanë të Francës, të organizuar nga “Magnum Pink & Black ice cream”, 32 vjeçarja ekspozoi dekoltenë bujare, por edhe të pasmet, prej fustanit të gjatë deri në fund të këmbëve.
Në bashkëpunimin e saj me linjën e akulloreve, Miranda ishte kuruar deri në detaj që nga tualeti, bizhuteritë dhe flokët e krehura, duke bërë që objektivët e fotografëve të fokusohen mbi të.