Më 26 dhe 29 mars kombëtaret e futbollit kanë mundësi të zhvillojnë dy ndeshje miqësore, duke qenë se UEFA i ka nxjerrë këto dy data si të lira.
Federata shqiptare e futbollit ka përcaktuar miqësoren e parë. Më 26 mars, “kuq e zinjtë” për kundërshtar do të kenë Austrinë, e cila gjithashtu do të luajë në “Euro 2016”.
Dueli i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në vitin 1987, Shqipëri-Austri 0-1. Austria është kualifikuar për në finalet e “Euro 2016” dhe ndodhet në Grupin F bashkë me Hungarinë, Islandën dhe Portugalinë.
Kujtojmë se para shortit të 10 dhjetorit në Paris, Austria e kërkonte “me qiri” si kundërshtare Shqipërinë, duke e konsideruar si finalistin më të dobët në Evropianin e Francës. FSHF-ja, tani kërkon kundërshtarin e dytë për 29 mars.









