• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Miqësia që u kthye në armiqësi dhe shfrytëzimi i agjentëve/ Si nisi përplasja mes ‘fiseve’, Kastrati dhe Binjaku në Fier

by Java News
12/03/2023 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje nga artikulli i medias britanike, Daily Mail ku janë zbuluar se agjentët shqiptarë të shërbimit sekret informativ, të financuar nga Britania e Madhe, u kanë shitur informacione një grupi kriminal.

Bëhet fjalë për 2 agjentë të grupit “Merlin”, e krijuar brenda Shërbimit sekret të Shqipërisë, i njohur si SHISH në vitin 2000, kohë kur bandit shqiptare kanë nisur të veprojnë në britaninë e madhe. Britanikja Daily Mail përmes një artikulli të gjatë hodhi mbi një atentat mafioz të para 7 viteve.

Në vitin 2016 është ekzekutuar Denis Kasaj teksa po udhëtonte i shoqëruar nga Klement Kastrati në autostradën Fier-Vlorë. Kjo vrasje sipas Daily Mail është kryer falë informacioneve që agjentët e SHISH, pjesë e njësisë ‘Merlin’ që financohej nga Britania e Madhe për të goditur krimin e organizuar.

Në fakt, agjentët e SHISH në vend që t’i përbaheshin zotimit dhe betimit para ligjit, kanë bërë të kundërtën, duke iu shitur informacione grupeve kriminale të cilët më pas goditën njëri-tjetrin.

Nga kjo veprimtari kriminale e agjentëve të SHISH u vra një person dhe institucioni që duhet të ishte garant i besueshmërisë dhe zbatimit të ligjit i është vënë një damkë jo e vogël.

Kush ishin agjentët që u shisnin informacione bandave?

Zbarkimi i DEA-s në Shqipëri dhe mënyra se si ata iu drejtuan direkt qytetarëve shqiptarë duke kërkuar të njoftojnë se kush dhe si kryhet trafiku i drogës, në shmangie të plotë të autoriteteve, tregon shumë më tepër se dukja sipërfaqësore që kërkon t’i veshë qeveria.

Njëri prej ish-agjentëve të SHISH, Florian Bushi është akuzuar dhe dënuar në vitin 2017 për shitjen e informacioneve te elementët kriminale. këtij viti, ditë e premte, në orën 17.00, pra, jashtë orarit zyrtar të punës në institucion dhe kur punonjësit ishin larguar.

Florjan Bushi është akuzuar me emër dhe mbiemër nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se ka qenë personi që ka informuar vrasësit për lëvizjet e Denis Kasajt.

Dhe kjo u provua me fakte sepse në telefonin e autorit, Ilir Memushaj hetuesit administruan të dhëna dhe informacione të shitura nga agjentët “Merlin” për prenë e tij.

Përplasje mes ‘FISEVE’, Kastrati dhe Binjaku në Fier?

Historia e hakmarrjes mes dy fiseve nis në vitet 1994-1995 , me një të vrarë nga fisi Kastrati, ngjarje për të cilën u akuzua fisi Binjaku. Por të gjitha këto krime kanë mbetur pa autorë ndër vite.

Kjo derisa emri i Ermal Binjakut doli përsëri nga përgjimet telefonike dhe ambientale, ku ai flet për atentatin e Mbrostarit, te “Kthesa e Mullirit të Vjetër”, në vitin 2016.

Gjithashtu u arrestua edhe Ylli Nazëraj, 54 vjeç, nga Ballshi, për të cilin hetuesit kanë prova se e ka fshehur në magazinat e tij në “Qafën e Koshovicës” të makinës “Toyota” të autorëve, para atentatit. Gjithashtu u ka siguruar edhe mjete për kryerjen e sulmit të armatosur mbrëmjen e 8 janarit.

Nazëraj është kapur duke biseduar me Ermal Binjakun për atë krim dhe fshehjen e gjurmëve.

Më herët ishte arrestuar edhe Ilir Memushaj, nga Vlora. Ky një lidhje e ngushtë miqësore me Ermal Binjakun.

Ndërsa Memushaj furnizohej me informacione nga agjenti i SHISH-it, Florian Bushi, që i dërgonte përgjimet telefonike me celular për lëvizjet e viktimës Denis Kasaj.

Policia gjithashtu ka zbuluar se shumë vite më parë të gjithë të dyshuarit dhe viktimat kanë pasur lidhje shoqërore mes tyre, derisa kanë nisur mosmarrëveshjet dhe më pas vala e atentateve./ Voxnews.al

Next Post
Luizi i tregon Kiarës arsyen pse u nda nga vajza e Jozefina Topallit: Vetëm një herë ka ndodhur…

Luizi i tregon Kiarës arsyen pse u nda nga vajza e Jozefina Topallit: Vetëm një herë ka ndodhur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

January 18, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

7 shpjegime mbi trendet e politikës globale (dhe efektet lokale)

January 18, 2026
Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

January 18, 2026
PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

January 18, 2026
Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

January 18, 2026
“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

January 18, 2026
Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

Ulja e numrit të deputetëve në Kuvend/ Analisti: E drejtë, nuk kemi nivel ligjvënësish për senat

January 18, 2026
Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

Rusia sulmon rëndë disa rajone të Ukrainës! Disa të vrarë e të plagosur, bllokadë energjetike

January 18, 2026
Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

January 18, 2026
U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In