• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Miqësia midis popujve”/ Në edicionin i 40-të, Tirana vlerësohet si histori suksesi

by Java News
23/08/2019 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana është përzgjedhur sërish si histori suksesi për transformimin në një qytet miqësor me fëmijët dhe mjedisin, në një nga aktivitetet më të rëndësishme të jetës politike, urbanistike dhe arkitekturore italiane që u mbajt në Rimini. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në edicionin e 40 të Takimit për Miqësi Midis Popujve, ku morën pjesë personalitete të ndryshme të politikës, urbanistikës dhe arkitekturës nga Italia dhe vende të ndryshme të botës.

Në panelin me titull “Qyteti i sotëm, qyteti i së nesërmes”, krahas kryetarit të Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala dhe arkitektit të njohur Stefano Boeri, kryebashkiaku Veliaj solli sfidat me të cilat përballen sot qytetet si Tirana, për t’u bërë qytete më të jetueshme për të gjithë. Ai theksoi punën e madhe të bërë nga Bashkia e Tiranës në shtimin e këndeve të lojërave në çdo lagje, ndërtimin e shkollave të reja, projektin ambicioz të Pyllit Orbital, ku deri në vitin 2030 parashikohet të mbillen 2 milionë pemë, por edhe një sërë projektesh të tjera infrastrukturore që janë realizuar në bashkëpunim me studio prestigjioze të arkitekturës në botë.

“Kemi bërë disa projekte të mira në Tiranë. Kur folëm për Planin Urbanistik në mandatin e parë, askush nuk mendonte se do mbaronim Bulevardin e Ri, që do fillonim shkollat e reja, ndaj këtë vit, më në fund, disa nga projektet që kanë filluar në traditën e vjetër të Tiranës të para 100 viteve me arkitektë italianë, po i vazhdojmë pas 100 vitesh. Kemi nisur punë për ndërtimin e shkollave të reja “Kristo Frashëri” dhe “Nënë Tereza”, dhe besoj se koncepti i shkollave 24-orëshe do të jetë ndoshta edhe e reja më e madhe e mandatit tonë të dytë. Kemi bërë shkollën “Kosova”, së shpejtim hapim shkollën “Servete Maçi”. Por, unë besoj se 17 shkollat e reja, do ta transformojnë vërtet realitetin e tyre”, u shpreh Veliaj.

Duke u ndalur te Bulevardi i Ri, ai theksoi se ajo që mbetet tashmë për t’u bërë është finalizimi i projekti me një tjetër shesh ceremonial. “Kemi një plan edhe për fundin e Bulevardit të Ri, që lumi i Tiranës të mos shihet si një vend ku derdhen ujërat e zeza dhe ndotja, por me qytetarët e ndërgjegjësuar ta mbajmë pastër ujin, si një element që mund të transformojë një komunitet. Dikur në ujin e Lanës hidhej çdo mbeturinë, derdhej çdo kanalizim, por me ndërhyrjen e Edi Ramës sot Lana është në fakt segmenti më i gjelbër i qytetit. Të njëjtën gjë duam të bëjmë me Lumin e Tiranës dhe besoj se shumë shpejt, me miqtë e Abu Dhabit, duke negociuar kredinë ose duke shtuar disa fonde në formë granti, do ta përfundojmë edhe atë projekt”, tha Veliaj.

Si pjesë e strategjisë së Bashkisë së Tiranës për një qytet të qëndrueshëm, Veliaj theksoi se shumë shpejt do të nisë fushata e re e mbjelljeve të pemëve në Tiranë. “Në tetor do të fillojmë operacionin e Pyllit Orbital, ndaj ftesa është e hapur për të gjitha kompanitë, individët, kush ka ditëlindje ose përvjetorë për të kujtuar. Kemi mbjellë 250 mijë pemë, nga 2 milionë që kemi në plan deri në vitin 2030. Por, ky është një vit fantastik, tani që jemi ndërgjegjësuar me verën e nxehtë që ka bërë në Tiranë. Besoj se është një mënyrë jo vetëm për t’i bërë qytetit një qokë, ose për t’i bërë qejfin fëmijëve, apo për të kujtuar dikë me një pemë, por realisht për të shpëtuar të ardhmen tonë, duke i mbushur qytetet tona me gjelbërim. Këtë vit fushatën do ta hapim fushatën pak më herët, që të përfitojmë nga stina e shirave dhe ta mbajmë 6 muaj, për të thyer rekordin tonë të mbjelljes së pemëve”, shtoi ai.

Arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri vlerësoi punën e bërë nga Bashkia e Tiranës për ta shndërruar atë në një qytet për njerëzit, para se të jetë një qytet për makinat. “Jemi të lumtur që morëm pjesë në një takim, i cili vlerësohet si një nga momentet më të rëndësishme të politikës italiane prej 40 vitesh. Kemi folur për qytetet, për të ardhmen e tyre. Ishte edhe Giuseppe Sala, i cili përfaqëson një tjetër qytet të madh europian, si Milano. Ajo që më ka pëlqyer më shumë është mënyra sesi të dy kanë folur për qytetet si hapësira jetësore, kanë folur për njerëzit, për familjet, për fëmijët, për komunitetin”, tha Boeri. /l.m

Next Post
Google dhe Mozilla bën akuzë të fortë: Qeveria e këtij shteti spiunon qytetarët

Google dhe Mozilla bën akuzë të fortë: Qeveria e këtij shteti spiunon qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In