• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Minxhozi-Çeka: LSI nën trysninë e PS-PD, votat e Metës drejt partive të mëdha

by Ardit Rada
28/02/2021 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sondazhet paraprake parashikuese të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nxorën në pah elementët që tregojnë luhatje të shifrave të tre partive kryesore në vend.

Sipas tyre, Partia Demokratike ka shënuar rritje, Partia Socialiste ka qëndrueshmëri, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar rënie drastike.

Mbi këtë çështje, analisti Skënder Minxhozi dhe eksperti zgjedhor Blendi Çeka kanë dhënë komentet e tyre për Albanian Post.

Analisti, Skënder Minxhozi, rritjen e Partisë Demokratike e shikon normale, sepse në zgjedhjet e fundit edhe në ato paraardhëse shifrat e PD-së kanë qenë shumë të ulëta, në rendin e 150-200 mijë votave nga ajo që është mesatarja e saj elektorale, kështu që Partia Demokratike po kthehet në basenin e saj të votave, pra po rimerr votat e saj.

Rritjen e PD-së, eksperti i zgjedhjeve, Blendi Çeka, e lidh me mundësinë që ka ajo për t’u zgjeruar.

“Ka qenë në kuotat e veta minimale, PS-ja ka qenë më lartë dhe balancohen kur PD-ja ka qenë në pushtet, por që PD-ja në nivelet e 20-përqindëshit është shumë ulët. Në mënyrë natyrale të shkojë deri në 35%, ndoshta të synojë deri te 40% bashkë me aleatët e saj”.

Ndërsa, për sa i përket LSI-së, qasja e ideve të Minxhozit dhe Çekës për rënien e saj lidhet me marrjen e këtyre votave nga partitë e mëdha kryesisht nga PD-ja dhe kthim të LSI-së në vendin e vet pas rritjes së bujshme që kishte në 2017.

“Unë e shoh që kjo është e lidhur drejtpërdrejt me rënien e votave të LSI-së, sepse, duke parë dinamikën e shifrave të të dy partive nga viti 2013 dhe 2017, LSI ka marrë një pjesë të madhe të votave të demokratëve, në katër vitet e para të bashkëqeverisjes me Ramën”, tha Minxhozi.

Ai shton se kjo fryrje e LSI-së në 2017 me 225 mijë vota është jashtë normales, ndaj thjesht po kthehet në vendin që duhet të jetë.

Çeka u shpreh se LSI-ja kësaj radhe nuk është në pushtet, pra nuk hyn në zgjedhje në pozita pushteti.

“Në momentin kur nuk ka çfarë ofron, normalisht që këta lirohen nga kjo pikëpamje dhe një pjesë më e vogël ka për t’u pozicionuar me PS-në si votë oportuniste, ndërsa pjesa më e madhe ka potencial për t’u kthyer në terrenin që ka qenë përpara, te PD-ja”.

Sipas tij, LSI-ja do tentojë të ruajë votat e veta, por konkretisht janë vota të PD-së. Zbritja e LSI-së do të sjellë rritje të PD-së. Asgjësojnë njëra-tjetrën në raport me kundërshtarin.

Eksperti i zgjedhjeve, gjendjen e Partisë Socialiste e shikon stabël, por jo aty ku duhet të jetë.

“Janë shumë afër objektivit, duke pasur parasysh se ka kandiduar vetëm. PS-ja ka si objektiv të futet në zgjedhje dhe të marrë mbi 71 mandate. Mund të ndodhë që të marrë më pak dhe pastaj, të sajojë koalicion me të tjerë, por është një situatë që nuk dihet. Për të marrë 71 mandate duhet të afrohet sa më shumë tek 47% e votave të vlefshme”.

Po ashtu si Çeka, edhe Minxhozi u shpreh se PS-ja ka një konstante që lejon një qetësi relative.

“Duhet parë nga tre komponentë. Më interesanti është ai i LSI-së, dihet që do të paraqesë oscilacionet më të mëdha, në këtë fushatë që mund të rezervojë dhe surpriza. Me 19 mandate është shumë e vështirë që Kryemadhi të përsërisë rezultatin e vitit 2017”.

Rritja e të pavendosurve, të elektoratit gri është një element tjetër i dukshëm në këto sondazhe.

Sipas Minxhozit, ka një arsye madhore për rënien e besimit në votime. Ai e lidh me figurat e vjetra në krye të partive.

“Kryesore qëndron fakti se kemi fytyra të vjetra në krye të partive politike, Meta, Berisha në lojë, edhe Edi Rama, Basha që është më i riu ka 15 vite në politikë. Këta politikanë kanë një cikël, jetëgjatësi, karrierë politike, e cila, në mënyrë të pashmangshme, sjell edhe konsumin dhe rënien e besimit edhe tek ata”.

Minxhozi thekson se ky elektorat kërkon fytyra të reja, me ide të reja.

Rritjen e elektoratit gri, Çeka e lidh me ndarjen në qendra urbane dhe rurale sipas qarqeve.

“Sa më urbane të jetë zona, sa më të arsimuar votuesit, sa më të lirë nga pikëpamja e pushtetit dhe punës, sa më të informuar, marrin vendime më të pavarura. Këto janë ato që lëvizin më kollaj, zhvendosen”.

Ai theksoi se mund të jenë shumë si përqindje, por si logjikë zgjedhje këta nuk janë shumë.

“Këta që janë teorikisht elektorat gri janë më pak dhe kryesisht janë në qendra urbane, dhe nuk dihet si votojnë. Janë të vështirë për mazhorancën dhe për opozitën për t’i tërhequr, për arsye se kërkojnë diçka tjetër cilësore për t’i angazhuar”.

LSI dhe PD do të garojnë me lista të ndara në zgjedhjet e 25 prillit. Vërtetësia e sondazheve mbetet për t’u parë pasi shqiptarët të drejtohen drejt kutive zgjedhore.

Next Post
Eksperti tregon se përse apartamentet e ndërtuara pas 2015 janë të shtrenjta

Eksperti tregon se përse apartamentet e ndërtuara pas 2015 janë të shtrenjta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In