• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Minutë pas minute/ Broja humbet rastet më të arta, mbyllet në barazim pjesa e parë Izrael-Shqipëri

by Java News
24/09/2022 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë mbyllur 45- minutat e para të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Izraelit dhe Shqipërisë.

Një pjesë e parë e barabartë për të dyja përfaqësueset që krijuan rastet respektive për të kaluar në epërsi.

Rastin më të mirë në këtë pjesë të parë e pati, Armando Broja, i cili në minutën e gjashtë i vetëm përballë portierit nuk arriti dot ta dërgojë topin në fund të rrjetës.

Gjithashtu, edhe Izraeli pati disa raste të pastra shënimi, që fatmirsisht nuk u konkretizuan në mënyrën e duhur.

Në këtë takim kuqezinjve iu duhen me patjetër tre pikët për të shpresuar tek vendi i parë.

LIVE IZRAEL-SHQIPËRI 0-0

MINUTË PAS MINUTE

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e sfidës.

45’+1’ Edhe kapiteni Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Ajeti është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë pas një faulli ndaj Hazisa.

44’ Broja i afrohet golit, por nuk ia del që të kalojë Glezër por gjen përgjigjen e këtij të fundit,

40’ Dasha merr një pasim të artë nga e majta dhe gjuan me kokë nga e djathta, por gjen në rrugën e tij Strakoshën i cili mbërthen topin.

38’ Drithërima në portën e Strakoshës. Dasha nga e djathta harkon në zonë ku tre lojtarë izraelitë radhazi nuk gjejnë devijimin në rrjetë.

37’ Hazisa nga e djathta tenton përsëri portën tonë, një tjetër devijim bën të thjeshtë çdo gjë për Strakoshën.

35’ Vendasit mbajnë më shumë topin në kërkim të golit, teksa kuqezinjtë janë të përqendruar që të nisin me top të gjatë sa më shpejt Brojën.

32’ Shqipëria është me fat në këto momente. Abada i del topi pas një përplasje dhe tenton portën nga pozicion i favorshëm për fat pa shënjestrën e duhur.

28’ Haziza mundohet të fitojë penallti pas një kontakti me Laçin në zonë, gjyqtari nuk gënjehet e bën shenjë që loja të vazhdojë.

26’ Të dy skuadrat po luajnë me top në thellësi për të gjetur hapësira para portave, por për momentin pa ditur të gjuajnë në katërkëndor.

23’ Goditje dënimi nga një pozicion i rrezikshëm për skuadrën vendase në të djathtën, Kanishovski gabon gjithçka duke goditur direkt e jashtë.

20’ Dasha mundohet të befasojë Strakoshën me një gjuajtje nga rreth 35 metra, topi fluturon rrezikshëm mbi traversën e portës kuqezi.

16’ Cikalleshi mundohet të hyjë në zonë nga e djathta dhe tenton me të majtën, sfera fluturon shumë lart mbi traversën e portës vendase.

15’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta i Vaisman, Strakosha del i qetë dhe mbërthen topin.

11’ Harkim nga e majta i Hysajt i cili mundohet të gjejë Brojën në qendër, mbrojta vendase largon me vështirësi.

10’ Goditje dënimi e rrezikshme pranë zonës kuqezi, mbrojtja kontrollon zonën para Strakoshës duke mos lejuar rreziqe.

6’ Çfarë ka humbur Broja! Sulmuesi i vjedh topin mbrojtësve dhe del i vetëm para portierit, por çon topin në duart e këtij të fundit.

5’ Dy goditje këndi radhazi nuk sjellin rrezik në portën e vendasve. Ndërkohë, miqtë me një kundërzbritje të shpejtë tentojnë portën e Strakoshës, por devijimi i Ismajlit bën të lehtë topin për gardianin.

2’ Menjëherë rrezik në portën kuqezi me një goditje këndi që grushtohet me vështirësi nga Strakosha.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të miqve.

FORMACIONET ZYRTARE:

IZRAEL (4-3-3): Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Koniçovski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Veisman.

SHQIPËRIA:  (4-3-1-2): Strakosha; Balliu, Ismjali, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi./m.j

Next Post
Perla magjike e Uzunit nuk mjafton, Izraeli fiton me përmbysje në minutat e fundit

Perla magjike e Uzunit nuk mjafton, Izraeli fiton me përmbysje në minutat e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In