• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Minsk 3.0-a? A do të mund të jetë një Potsdam i dytë?”

by S T
17/03/2025 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eljanos Kasaj*

Gjatë intervistës të zhvilluar me blogerin e njohur amerikan Mario Nawfal, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenka (Аляксандр Лукашэнка) ka ofruar që Bjellorusia të bëhet vendi mikpritës i bisedimeve të paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, të iniciuara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Ne do të ulemi dhe do të bëjmë një marrëveshje me qetësi – nëse doni të bëni një marrëveshje”, tha Lukashenko gjatë intervistës, e cila u regjistrua në fund të muajit të kaluar dhe u publikua  në 4 Mars prej medias bjelloruse dhe në platformën X.

Udhëheqësi bjellorus tha gjithashtu se çdo marrëveshje do të duhet të përfshijë presidentin ukrainas Volodimir Zelenskij “pasi një pjesë e madhe e shoqërisë ukrainase është me të”.

Ky propozim nuk vjen aq i papritur.

Ideja e një Minsk 3.0 të mundshëm vjen pas debateve të shumta që u ngritën prej propozimit të shumëpërfolur në mediat ruse muajin e kaluar mbi mundësinë e një Jalte 2.0, e cila do të synonte krijimin e një Rendi të Ri Evropian dhe Botëror, në vigjilje të 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (1939-1945).

Kjo ide ka gjetur mbështetje, bazuar dhe në faktin se: aktualisht, Republika e Bjellorusisë mëton se ka demonstruar një qëndrim shumë neutral ndaj Ukrainës dhe konfliktit të armatosur që po zhvillohet në territorin ukrainas, në të njëjtën kohë, vendi vazhdon të mbajë marrëdhënie diplomatike në nivelin e ambasadës me Ukrainën, kjo pa impaktuar në lidhjet e forta ekonomike, ushtarake dhe kulturore që Bjellorusia ka me Federatën Ruse.

Ndërsa pozicioni gjeografik i Bjellorusisë midis vendeve të Bashkimit Evropian (Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë), Ukrainës dhe Rusisë, së bashku me politikën e saj të “kufijve të hapur”, ka shërbyer për ta kthyer Bjellorusinë në një “urë lidhëse” midis vijave të frontit të konfliktit dhe palëve të përfshira në konflikt.

Në bazë të të dhënave të publikuara prej Komitetit Shtetëror të Kufirit të Republikës së Bjellorusisë (Дзяржаўны пагранічны камітэт Рэспублікі Беларусь) “në total, 335,414 qytetarë ukrainas kanë ardhur në Republikën e Bjellorusisë nga territori ukrainas që nga 24 shkurt 2022, duke përfshirë 15,995 përtej kufirit ukrainas-bjellorusi, 247,894 në tranzit përmes Polonisë, 64,384 përmes Lituanisë dhe 7,141 përmes Letonisë”, ka raportuar komiteti.

Ndërsa në 10 mars 2025, Interfax Rusija(Интерфакс Россия) ka raportuar se, gjithsej 13,597 qytetarë ukrainas kanë ardhur në Bjellorusi që nga fillimi i vitit 2025, duke përfshirë nëntë përtej kufirit ukrainas bjellorusi, 10,738 në tranzit përmes Polonisë, 2,693 përmes Lituanisë dhe 157 përmes Letonisë.

Duhet shtuar se: Bjellorusia u ka dhënë gjithashtu azil më shumë se 110,000 refugjatëve ukrainasve që prej fillimit të konfliktit të armatosur në vitin 2022-njëkohësisht duke u dhënë atyre mundësinë e edukimit, kurimit, punësimit ose zhvillimit të bizneseve private me një trajtim të barabartë me atë të qytetarëve bjellorusë.

Këto shifra dhe mbështetja që i është dhënë çdo propozimi ose tentative paqeje, kanë mundësuar që Bjellorusia të bëjë pjesë së bashku me Hungarinë, Serbinë dhe Sllovakinë në listën e vendeve evropiane në të cilat Rusia ka qenë e interesuar të shërbejnë si “territor neutral”, ku delegacionet diplomatike do të mund të diskutonin dhe të arrinin një dakortëzim mbi rivendosjen e paqes dhe stabilitetit në kontinentin e vjetër.

Ndonëse skepticizmi ekziston midis ekspertëve dhe diplomatëve rusë dhe homologëve të tyre evropianë, mbi një version të mundshëm të “Protokolleve të Minskut” (2014-2015), pjesëmarrja e zellshme e amerikanëve dhe vendosja e interesave ekonomike amerikane si garanci, duket se mund të krijojnë një bazament të fortë për ngritjen e një strukture të re të sigurisë, e cila do të mund të garantonte mbrojtjen e interesave gjeo-politike të Rusisë dhe ato të Bashkimit Evropian.

 

 *Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

 

Next Post
“Ça ndodhi me primaret, ata që fituan i lanë jashtë”/ Rama s’e kursen opozitën: Një tufë qorrash e shurdhësh që recitojnë…

“Ça ndodhi me primaret, ata që fituan i lanë jashtë”/ Rama s’e kursen opozitën: Një tufë qorrash e shurdhësh që recitojnë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In