• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Minniti: Kemi përpara një operacion suksesi; Xhafaj: Sot foli mundi i luftës ndaj drogës

by Java News
03/11/2017 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shenjë e qartë e miqësisë mes dy vendeve e ka cilësuar ministri Fatmir Xhafaj bashkëpunimin me palën italiane në luftën kundër kanabisit.

“Kanë kaluar pak muaj që kur u hartua plani i veprimit kundër trafikimit të kanabisit. Ky dokument strategjik hodhi bazat e një përfshirje ndërinstitucionale. Sëbashku me kryeministrin Rama deklaruam se viti 2017 do të ishte fundi i një historie të gjatë të kultivimit të kanabisit. Megjithë lumin e akuzave, shpifjeve dhe kakofonisë ne zgjodhëm heshtjen e njerëzve që punojnë me përkushtim për misionin e caktuar. Ky mund sot foli. Të gjithë efektivëve të policisë së shtetit u them se sot ia dolëm në këtë fazë të procesit” – tha Xhafaj.

Ministri Xhafaj tha se në aktivitetin kriminal u përfshinë fermerë të pafajshëm dhe shumë punonjës policie.

“Shumë drejtues policie heshtën për shkak të frikës apo kundrejt shpërblimit” – tha Xhafaj teksa theksoi se qeveria mori përgjegjësi politike duke iu kundërpërgjigjur me partnerët.

***

Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti, tha sot se në bashkëpunim me Tiranën zyrtare kanë përpara një operacion suksesi.

“Marrëdhënia Itali-Shqipëri është historike dhe janë bërë shumë hapa përpara. Jemi bashkë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Duhet të godasim të papkrekshmit. Në Itali nuk ka të paprekshëm. Kemi përmbyllur një mision të suskseshëm. Në Ballkan luhet një lojë shumë e rëndësishme. Keni përballë tre sfida të mëdha: Lufta kundër trafikimit të narkotikë, lufta ndaj emigracionit dhe lufta ndaj terrorizmit” – tha Minniti.

***

Shefi i repartit Nr 3 të Guardia Di Finanza, Stefano Skrepanti, tha sot se është monitoruar 23.77% e sipërfaqes së territoit të Shqipërisë. Sipas gjeneralit italian, të dhënat tregojnë se është rritur sipërfaqja e skanimit nga ajri.

Skrepanti e quajti të suksesshëm bashkëpunimin me Shqipërinë.

Nga ana tjetër, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako tha se sëbashku me palën italiane janë kryer kontrolle periodike.

“Sot prezantojmë rezultate historike në lidhje me çrrënjosjen e kultivimit të kanabisit në vend. Kemi kryer kontrolle periodike në të gjithë territorin. Bashkëpunimi me palën italiane vendimtar në operacionet tona. Gjatë 2017 është investuar 25% më shumë orë fluturimi për monitorimin  e territorit. Qeveri ngriti task-forcë kundër kanabisit” – tha Çako.

***

RAPORTI I PLOTË

Komandanti i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi u shpreh në prezantimin e raportit vjetor për kultivimin e kanabisit, se janë evidentuar 4 444 rrënjë të kultivuara gjatë 2017-ës, në krahasim me 754 mijë të një viti më parë, ndërsa janë gjetur 90 sipërfaqe të mbjella nga 2086 të një viti më parë.

Sipas raportit të GdF, sipërfaqja e kultivuar me kanabis për vitin 2017 ka qenë 1.9 ha, kundrejt 219 mijë ha të një viti më parë.

“Janë identifikuar 90 sipërfaqe të kultivuara për vitin 2017. Janë zbuluar 4 444 rrënjë kanabisi nga 754 mijë të një viti më parë. Avionët e Guardia di Finanza kanë eksploruar 40% sipërfaqe të territorit më shumë në krahasim me 2016 dhe kanë realizuar 58 fluturime më shumë në krahasim me 42 fluturime të një viti më parë. E thënë ndryshe sipërfaqja e kultivuar me kanabis për vitin 2017 ka qenë 1.9 ha, kundrejt 219 mijë ha të një viti më parë”, tha kreu i GdF.   

Në brigjet italiane tha ai janë sekuestruar gjatë 2017, 33 ton kanabis, me një rritje prej 116% në krahasim më 2016-ën. “Italia ka dhënë ndihmën e saj në luftën kundër kanabisit në Shqipëri. Guardia di Financa ka realizuar mbi 129 orë fluturimi nga muaji maj e deri në tetor të këtij viti. Ky bashkëpnuim nuk përfundon vetëm në territorin shqiptar, por vijon në detin e Italisë, në pjesën e poshtme të Adriatikut dhe pjesnë e sipërme të Jonit. Vetëm vitin e fundit, Guardia di Finanza ka sekuestruar përgjatë bregut, 33 ton lëndë narkotike, me një rritje 116% krahasuar me 2016, kur u sekuestruan 12 ton drogë. Konferenca përmbyllëse e Misionit të Monitorimit ajror 2017, ndërmjet policisë së shtetit, policisë italiane dhe misionit të BE-së në vendin tonë”, u shpreh komandanti i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi.

***

Ka nisur konferenca për prezantimin e raportit të Guardia di Finanza për kanabisin, ku marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Xhafaj dhe homologu i tij italian, Marco Minniti, ambasadorët Lu e Vlahutin si dhe zyrtarë të lartë të policive të të dy vendeve.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minnitti, ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Tiranë, bashkë me një zyrtarë të një delegacioni të nivelit të lartë të ministrisë dhe policisë italiane.

Gjate vizites në Tirane,  Minniti u takua me ministrin Fatmir Xhafaj dhe Presidentin Meta.

Marco Minniti do të prezantojë raportin e monitorimit nga ajri kundër kultivimit të kanabisit për vitin 2017.

Ky monitorim është bërë me bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, Policisë Italiane dhe Misionit të Bashkimit Europian.

Zhvillimet nga vizita e ministrit italian në Tiranë

Ora 11:55 Nis konferenca për prezantimin e raportit të Guardia di Finanza për kanabisin
Ka nisur konferenca për prezantimin e raportit të Guardia di Finanza për kanabisin, ku marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Xhafaj dhe homologu i tij italian, Marco Minniti, ambasadorët Lu e Vlahutin si dhe zyrtarë të lartë të policive të të dy vendeve.

Ora 11:50 Ambasadorët Lu e Vlahutin në prezantimin e raportit të kanabisit
Gjatë prezantimit të raportit për kanabisin mësohet se do marrin pjesë edhe ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin.

Ora 11:40 Përfundon takimi i Metës me ministrin italian
Takimi i Presidentit Ilir Meta me ministrin e Brendshëm italian, Marco Minniti ka zgjatur rreth 40 minuta.

Ora 11:00 Nis takimi i Metës me ministrin e Brendshëm italian
Pas takimit me homologun Fatmir Xhafaj, ministri italian Marco Minniti ka mbërritur në Presidencë. Ai është pritur nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Ora 10: 50 Xhafaj dhe Minniti përshkojnë në këmbë Bulevardin
Fatmir Xhafaj dhe Marco Minniti kanë shmangur automjetet dhe kanë përshkuar në këmbë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pas takimit prej 45 minutash në Ministrinë e Brendshme. Ministri italian është nisur drejt Presidencës ku do takohet me Metën.

Ora 10:45 Përfundon takimi i Xhafajt me ministrin italian Minniti
Rreth 45 minuta ka zgjatur takimi i ministrit Xhafaj me homologun italian, Marco Minniti. Pas Xhafajt, Minniti do zhvillojë një takim me Presidentin Ilir Meta në orën 11:00.

Ora 10:20 Ministri italian prezanton raportin për kanabisin në orën 11:30
Në bazë të axhendës së vizitës të ministrit italian në Tiranë, raporti vjetor për kanabisin do zyrtarizohet në konferencën përmbyllëse për mediat në orën 11:30. I pranishëm në konferencë do jetë dhe kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Xhafaj si dhe zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit.

Ora 10:00 Minniti nis vizitën zyrtarisht, takon Xhafajn

Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti ka nisur zyrtarisht vizitën në Tiranë. Ai ka takuar homologun e tij shqiptar, Fatmir Xhafaj. Në fokus të bisedës mësohet të ketë qenë pikërisht çështja e kanabisit dhe raporti i Guardia di Finanza-s për territorin e kultuar me lëndë narkotike. Sipas fotografimeve të policisë italiane, bëhet fjalë vetëm për një 1% të territorit të kultivuar në krahasim me një vit më parë.

a.ç

Next Post
Foto/ Kapet hajduti i transformatorëve, vidhte bashkë me dy fëmijët

Foto/ Kapet hajduti i transformatorëve, vidhte bashkë me dy fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In