• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja teknike kallëzon 4 drejtorë: Morën pjesë në fushatë

by A R
13/06/2017 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka përshkallëzuar masat ndaj punonjësve të administratës të cilët në kundërshtim me ligjet dhe vendimin e Këshillit të Ministrave, kanë marrë pjesë në aktivitete të fushatës zgjedhore, gjatë orarit zyrtar të punës. Në kuadër të këtyre masave, Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Xhulieta Kërtusha ka firmosur sot shkresat për informimin e prokurorive të rrethit gjyqësor Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Kukës, si dhe për dijeni Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Lalla mbi shkeljet e kryera nga katër drejtues rajonale të institucioneve në varësi të këtij dikasteri.

Më konkretisht është informuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë mbi përfshirjen në fushatë të znj. Marisa Kaçori, me funksion Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Tiranë.
Po kështu më anë të një shkrese të posaçme është informuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan mbi përfshirjen në fushatë të z. Ervis Xhelo me funksion Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Elbasan.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës është informuar mbi përfshirjen në fushatë të Gent Halili, me funksion Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Kukës. Gjithashtu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë është informuar mbi përfshirjen në fushatë të znj. Luiza Qipo, me funksion Përgjegjëse e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore, Ersekë. Për të katra rastet e lartpërmendura, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka vënë në dispozicion të prokurorisë provat e dopozituara që vërtetojnë pjesëmarrjen aktive në fushatën zgjedhore. Në shkresat e dërguara prokurorive të rrethit Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Kukës, është nënvizuar pozicioni drejtues i personave të lartpërmendur, për të cilët krijohet dyshimi i arsyeshëm për keqpërdorimin e burimeve njerëzore si dhe të ndikimit të drejtpërdrejtë apo indirekt tek banorët e këtyre qyteteve që përfitojnë shërbime nga këto institucione apo punonjësve të administratës, duke tjetërsuar vullnetin e votës së lirë në favor të një subjekti të caktuar elektoral.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, i ka përcjellë prokurorisë dyshimin se drejtuesit në fjalë kanë konsumuar veprën penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” e parashikuar nga neni 328/a i Kodit Penal, i ndryshuar, në të cilën përcaktohet se “Pjesëmarrja e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore në shërbimin civil ose një funksion jopolitik në administratën shtetërore, në kundërshtim me ligjin, në aktivitetet ose fushatën zgjedhore, të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.”
MMRS kërkon nga organi i prokurorisë që të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin e këtyre rasteve.
Ndërkohë Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë shpreh bindjen e plotë se organi i prokurorisë do të veprojë me shpejtësi dhe profesionalizëm në trajtimin e këtyre rasteve duke kontribuar kështu në ruajtjen e standardeve më të larta zgjedhore. /b.d

Next Post
5 orë takim, Rama dhe Basha lënë Pallatin e Kongreseve pa asnjë koment

Deutsche Welle: Në Shqipëri, e para fushatë e qetë e pa gjuhë agresive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In