Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku është shprehur sot në një intervistë se pazaret i bën vetë, dhe edhe ajo i ndjen rritjen e çmimeve si çdo qytetar tjetër.
Gazetarja Nisida Tufa e pyeti nëse i ndjente edhe ministrja personalisht rritjet e çmimeve.
“Jam qytetare si gjithë të tjerët. I bëj vetë pazaret ndaj ka rritje çmimesh, që ka ardhur edhe para se të vinte lufta, me rikthimin e pandemisë.
Rritjen e ndjen çdo qytetar, dhe si ata edhe unë” – u përgjigj Belinda Balluku në emisionin “Kjo Javë” pasditen e sotme. BW