“Pakti për Universitetin zgjidh kërkesat e studentëve dhe në jemi në fazën e diskutimit me studentë në universitete, por deri në tani nga vendimi për përgjysmimin e taksave përfitojnë 90 mijë studentë nga 108 mijë që janë në tërësi”, deklaroi sot Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në konsultim me studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani për Paktin për Universitetin.
Gjatë bashkë konsultimit me studentët, Shahini u shpreh se “Pakti për Universitetin” është një dokument prej 30 faqe dhe besoj se studentët keni pas rastin ta shihni.
“Ndër pikat kryesore që janë artikuluar në dhjetor kanë qenë tarifa, studentet kërkuan përgjysmimin e tarifës dhe një sur vendime u morën në dhjetor për pagën financiare për të trajtuar studentë dhe nga 108 mijë studentë përfitojnë 90 mijë studentë. Pra të gjithë studentë që janë në ciklin parë të studimeve kanë përfituar ulen e tarifës prej 50% pastaj janë studentë ekseset që janë përjashtuar nga tarifa dhe bursa për ta. Po ashtu përfitojnë dhe studentë me nevoja të ndryshme sociale që janë përfshirë sipas kategorive”, tha ministrja.
Më tej, Shahini shtoi se “edhe për studentët e masterit dhe që janë ekselentë përfitojnë ulje prej 50% tarifës së studimit. Gjatë kësaj periudhe kemi hapur dhe një faqe te “shqiperiaqeduam.al” ku po u kthehet përgjigje studentëve që kanë paqartësi apo kanë patur paqartësi në sekretaritë e universiteteve”.
“Që të përfitojnë studentët është dashur të krijohet dhe një bashkëpunim më i thellë mes ministrisë dhe universiteteve, pasi këta të fundit përcaktojnë se kush përfiton”, tha ajo.
Shahini thekson se këtë vit akademik do të përfitojnë të gjithë studentët nga përgjysmimi i tarifës.
“Ndër pyetjet kryesore që kemi pas është se nëse studentët që kanë notën mesatare nën 6 a do të përfitojnë ulje të tarifave këtë vit. Po të gjithë studentët e bachelorit, pavarësisht se ka apo jo provime të mbetura të gjithë përfitojnë përgjysmim të tarifës”, shtoi ministrja.
Ajo shtoi se studentët e ekselencës që kanë provim të mbartura nuk përfitojnë.
“Një tjetër pyetje ka qenë se jam student i ekselencës, por kam një provim të mbartur, a do të përfitoj këtë vit? Shahini shpjegon se “për fat të keq jo, pasi studenti ekselent duhet të ketë kryer të gjitha provimet e vitit akademik dhe në shtesën që kemi bërë, kemi shtuar fashën, pra nuk janë 10.00 por janë studentë nga nota 9-10”.
Për sa i përket transparencës, ministrja Shahini shton se “ndër kërkesat e tjera ka qenë transparenca dhe përfaqësimi. Pra transparenca e vendimeve të universiteteve, transparenca e shpenzimit të buxhetit publik dhe përfaqësimi i studentëve në vend marrje. Për vendimet e senateve që merren brenda universiteteve, kemi vendos ta ndihmojmë universitetin me një portal ku do të publikohen të gjitha vendimet edhe buxhetet në nivel fakulteti që studentët të informohen në kohë reale në mënyrën se si ndahen shpenzimet ku shkon buxheti që mund të marrë pjesë edhe në vendimmarrje”.
Ajo shtoi do të kemi edhe një rubrikë për ankesat tek portali i transparencës. Pra do të ketë dhe një strukturë që do merren me ankesat e studentëve.
Po ashtu, shton Shahini se “borde e administrimit është bërë temë diskutimi dhe ne kemi marrë vendimin e shkarkimit të të gjithë përfaqësueseve të Ministrisë së Arsimit në për bordet e universiteteve publike dhe të fillojë një proces i përzgjedhjes së anëtarëve të rin, ku një nga anëtarët do të zgjidhet nga vetë studentët”.
Një tjetër problem që është ngritur nga studentët është dhe cilësia e mësimdhënies, tha Shahini.
“Që të adresojmë cilësinë e mësimdhënies kemi propozuar disa masa dhe e para është që do të bëhet një vlerësim i përshtypjes së studentëve për cilësinë e mësimdhënies në universitete. Agjencia e Vlerësimit të cilësisë ka një sondazh ku vlerësohet cilësia e mësimdhënies së Arsimit të Lartë në Shqipëri. Mënyra se si do të realizohet sondazhi vlen për t’u diskutuar dhe studentët e bëjnë vetë duke dhënë opinionin për secilin lëndë dhe pedagog. Ne po e bëjmë në nivel kombëtar, por duhet bërë edhe nga universitetet. Kemi vendosur të blejmë qasje në biblioteka elektronik ku studentë mund të kenë mundësi të bëjnë kërkimin shkencorë të fushave të ndryshme. Jemi duke marrë ofertat e fundit që të marrim jo vetëm artikuj shkencor por dhe libra”, tha Ministrja.
Një kërkesë e ardhur jo nga studentë, por shumë më përpara siç është punësimi i studentëve. Kemi vendosur të hapim të gjitha vendet e punës që janë të lira në administratë për student ekselent, që kanë studiuar jashtë apo në Shqipëri dhe mund të punësohen, me të vetmin kriter që janë më të mirët me mesatare mbi nëntë dhe pastaj gara vazhdon sipas renditjes dhe janë në total 804 vende punë dhe në vijim do vazhdojnë të hapen dhe vende të tjera. Për një periudhe një vjetre do të keni mundësi të keni në CV një eksperience pune. E dyta është praktika e punës ku është disi ndryshe, pasi tre muaj punon pa pagës, pastaj me mundësinë e marrje së kontratës për një vit në punë”.
“Është një numër që ende nuk është definuar, por që do të dalin në fund të janarit por përafërsisht është një numër rreth 500 të punësuar në sektorin publik, por do të jetë negociata për praktikë edhe në sektorin privat”, tha në fund ministrja Shahini.
/a.meta