• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

by A R
26/02/2026 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda vitit 2026, Spitali Onkologjik në QSUT do të pajiset me brakiterapi. Këtë lajm e bëri të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale Evis Sala, mbrëmjen e kësaj të mërkure, gjatë një interviste për gazetarin Blendi Fevziu ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion“.

Po ashtu ministrja foli edhe për vështirësitë në pajisjen me PET scan (pajisje e avancuar mjekësore, që shërben për të zbuluar kancerin, sëmundjet kardiake ose neurologjike që në faza të hershme) dhe planet për ta sjellë për herë të parë në Shqipëri.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Fevziu: Mua një kolegu im më ka sjellë sot disa pyetje. S’janë të miat, pra i ka bërë ai. Se unë nuk i kisha hyrë kaq thellë dhe më thotë që Onkologjiku ka 12 vite pa brakiterapi, ka punuar vetëm 8 muaj. Si duhet t’ja bëjë një grua me kancer gjinekologjik?

Ministrja Sala: Brenda vitit do ketë brakiterapi.

Blendi Fevziu: Do ketë brenda vitit?

Ministrja Sala: Po!

Blendi Fevziu: Si mundet Shqipëria nuk ka një PET scan? Si ia bën një pacient për të bërë PET scan, duhet të shkojë në Turqi?

Ministrja Sala: Po. Kjo është. Por ajo që dua të theksoj këtu. Ngritja e shërbimeve të reja… sepse PET scan nuk vjen vetëm me PET scan-in. Blerja e një makinerie…

Blendi Fevziu: Kërkon trajnimin e mjekut imazherist.

Ministrja Sala: Ekzakt. Faleminderit! Ne nuk kemi tani këtu mjekë të kualifikuar. Unë kam punuar vetë dhe kam qenë e kualifikuar të raportoj PET Scan-in.

Blendi Fevziu: Po a është korrekte që Shqipëria, një vend që aspiron të jetë anëtare në BE, të mos ketë një PET scan, i cili përdoret në SHBA prej sa vitesh, sepse ju keni punuar atje? 25 vjet apo më shumë?

Ministrja Sala: Jo nuk është korrekte. Në vitet 2000 janë PET scan-et e para.

Blendi Fevziu: Pra prej 25 vitesh, ndërkohë ne nuk e kemi akoma. Dhe mund të kishim specializuar një mjek dreqi e mori, kudo mund të kishte shkuar.

Ministrja Sala: Shiko, këtu dua të them diçka dhe që është shumë e rëndësishme. Është një gjë që ka funksionuar gjatë gjithë karrierës sime, jo për mua si person, por si sistem. Duhen ngritur sistemet. Nuk mund të specializosh përpara dhe pastaj merr PET scan-in, ose nuk e merr. Është e gjitha ekosistem.

Blendi Fevziu: Por a jeni duke bërë diçka në këtë drejtim? A keni diçka konkrete?

Ministrja Sala: Po kemi diçka. Jemi në bashkëpunim dhe kemi rifilluar koordinimin me Agjencinë Atomike. Unë isha në Vjenë para dy javësh dhe kemi parë gjithë programin. Ka një bashkëfinancim për PET scan-in, por që përfshin trajnimin e mjekëve për të raportuar.

Blendi Fevziu: Sa kushton një PET scan?

Ministrja Sala: Nuk ka një shifër ekzakte sepse varet nga modeli, nga programi. Por ajo që harrohet është dhe parashikimi për lëndët radioaktive. Po e shpjegoj në terma të thjeshtë, që të prodhosh lëndë radioaktive duhet të kesh të paktën 3-4 PET scan në vend.

Blendi Fevziu: Pra duhen 3-4-5, nuk përdoret një i vetëm?

Ministrja Sala: Me një duhet ta transportosh nga diku, pra ka edhe teknikalitete të tjera. Të gjitha janë të zgjidhshme, por është ajo që duhet parë e nga të gjitha hallkat. Sepse një hallkë e zinxhirit mos të funksionojë…

Next Post
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Comments 1

  1. Bruno says:
    37 minutes ago

    E shikoni lajmin e malle,qe jepe matrapazija e shendetsise,me emrin ministre.Sikur kyte brakiterapi,per spitalin Onkologjik,po sjedhe ne kyte spital me parate e veta te korrupsinit,qe ka bere deri tani.Akoma bejne sikur parate,qe bejne ato pake investime per shendetsine,nuke jane te taksa paguesve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In