• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Margariti memorandum bashkëpunimi në fushën e librit dhe leximit me Bashkinë e Elbasanit

by Java News
18/03/2019 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nisim nga Elbasani këtë marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të Lëvizjes Kombëtare për Lexim, duke u angazhuar institucionalisht me Bashkinë e Elbasanit në pasurimin e bibliotekave publike.  Ministria e Kulturës këtë vit ka organizuar programe të ndryshme si një lëvizje kombëtare që po shtrihet jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në pak javë për gjatë gjithë vitit shkollor. Besoj tek energjia dhe nismat e të rinjve që po tregojnë se i bashkohen lëvizjes së librit ”- u shpreh Margariti në takimin me nxënës e mësues në Elbasan.

Në kuadër të programit kombëtar të Edukimit përmes Kulturës dhe Lëvizjes Kombëtare për Lexim si dhe duke pasur në vëmendjen, angazhimin e veçantë të Bashkisë së Elbasanit ndaj artit dhe librit, Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti dhe Kryetari Bashkisë Elbasan z. Qazim Sejdini nënshkruan sot memorandumin e bashkëpunimit për t’u dhënë vëmendjen e duhur bibliotekave dhe leximit në këtë Bashki. Memorandumi sjell një institucionalizim të Lëvizjes Kombëtare për Lexim duke angazhuar edhe qeverisjen vendore në krijimin e kushteve sa më të favorshme për nxitjen e leximit dhe edukimin e brezit të ri përmes artit dhe librit.

Ministrja Margariti e shoqëruar nga kryetari Sejdini dhe Prefekti i qarkut të Elbasanit, Z. Gledian Llatja vizituan bibliotekën publike vendore të qytetit, ku Ministria e Kulturës dhuroi 300 tituj librash për fondin e bibliotekës. Nxënësit u njohën nga afër me librat e dhuruar në orarin e pushimit duke treguar interes për titujt e rinj të letërsisë bashkëkohore.

Këtë vit Lëvizja Kombëtare për Lexim ka marrë si model 12 shkolla periferike, bibliotekat e të cilave do t’i pajisë me libra dhe do të synojë trajnimin e mësuesve të këtyre shkollave për mënyrën sesi të punojnë për të afruar nxënësit me librin.

Një tjetër detyrë është dhe pasurimi i bibliotekave publike, kthimi në ambiente funksionale dhe tërheqëse për fëmijët dhe të rinjtë. Është një angazhim i kësaj lëvizje arritja e një marrëveshjeje me bashkitë e vendit për t’i nxitur të krijojnë një zë të rëndësishëm në buxhet për bibliotekat publike.

Bashkia e Elbasanit është bashkia e parë e këtij bashkëpunimi, i cili do të pasojë edhe me bashkitë e tjera në rang vendi.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti vizitoi lagjen kala të Elbasanit duke u shprehur se “Kjo lagje është kartvizita  e qytetit, ku bashkëjeton tradita, kultura, besimi fetar dhe trashëgimia. Shumë shpejt do të përgatisim një projekt rijetëzimi si qendrat historike në Korçë, Vlorë, etj”.

Next Post
Lufta për të marrë nuk vlen sa dëshira për të dhënë

Lufta për të marrë nuk vlen sa dëshira për të dhënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

January 25, 2026
“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

January 25, 2026
Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët e Tiranës, do e rrëzojmë regjimin e kalbur të Rilindjes!

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët e Tiranës, do e rrëzojmë regjimin e kalbur të Rilindjes!

January 25, 2026
Rama dy ditë në Jeruzalem: Nga fjala në Knesset, takimi me Netanyahun e deri te vizita te Muri i Lotëve

Rama dy ditë në Jeruzalem: Nga fjala në Knesset, takimi me Netanyahun e deri te vizita te Muri i Lotëve

January 25, 2026
Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

January 25, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Ishte errësirë ​​dhe ishte vdekjeprurëse”- Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

January 25, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Janar 2026

January 25, 2026
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

January 25, 2026
“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

January 25, 2026
Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In