Ministrja Manastirliu: Kemi më shumë se 180 shtretër për karantinën

Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, siguroi se kemi të gjithë kapacitetet për të përballuar të gjithë skenaret e mundshem lidhur me koronavirusin. Ajo tha se ekspertiza ndërkombëtare e ka vlerësuar Shqipërinë si një vend që ka kapacitetet e duhura për të përballuar koronavirusin. Manastirliu u shpreh, se aktualisht janë gati disa struktura karantinë që nuk do të jenë sekret për mediat dhe publikun, nëse do të aktivizohen.

“Nëse vendosim të aktivizojmë strukturat e karantinës nuk do të jetë sekret, kemi më shumë se një strukturë. Momentalisht nuk është vlerësuar nevoja e hapjes së karantinës”, tha Manastirliu. E pyetur nga drejtuesi i emisionit lidhur me kapacitetin e shtretërve në karantinë, Manastirliu tha se strukturat e karantinës i tejkalojnë 180 shtretër, ndërsa tha se në të gjithë vendin janë më shumë se 30 mjekë infeksionistë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com