• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

by El Be
25/02/2026 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të mërkurë, më 25 shkurt, u mbajt në mjediset e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë aktiviteti “Gjuha shqipe si politikë shtetërore: standardizimi dhe certifikimi në diasporë”, organizim i Qendrës së Botimeve për Diasporën, me pjesëmarrjen e ministres së Arsimit Mirela Kumbaro, rektorit të Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, profesorë e akademikë.

Në këtë aktivitet, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro shpalli hyrjen në një fazë të re të Qendrës së Botimeve të Diasporës, që garanton mësimin e gjuhës amtare në mënyrë të qëndrueshme, të standardizuar dhe certifikuar, si institucioni referencë për ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë.

“Qendra e Botimeve të Diasporës pas unifikimit të kurrikulave dhe teksteve për diasporën, trajnimit të mësuesve, zhvillimit të programeve dhe integrimit të elementeve të dygjuhësisë dhe të mësimit përmes kulturës, kalon në një fazë të re, që garanton përmirësimin e rrugëtimit arsimor të nxënësve shqiptarë përmes gjuhës amtare në mënyrë të qëndrueshme, të standardizuar dhe certifikuar.

Sipas të dhënave të kësaj qendre, janë regjistruar 326 shkolla/kurse ku mësohet shqip, rreth 850 mësues të gjuhës shqipe si dhe rreth 25,000 nxënës që aktualisht ndjekin mësimin e gjuhës shqipe. Në diasporën tonë, potenciali total i fëmijëve nga mosha 5-14 vjeç është 270 mijë nxënës  dhe nga mosha 5-19 vjeç është 424 mijë nxënës, dhe mbetet ende i pashfrytëzuar. Shqipja nuk mund të jetë më gjuha që mësohet në familje, në komunitet apo në fqinjësi, por na kërkon të përgatitemi për një fazë të re.

Në këtë mënyrë, Qendra e Botimeve për Diasporën parashikohet të jetë institucioni referencë për ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë, si strukturë që do të garantojë vazhdimësinë, cilësinë dhe harmonizimin e politikave arsimore për gjuhën shqipe jashtë vendit, në bashkëpunim të ngushtë me universitetet dhe institucionet kërkimore”, tha ministrja Kumbaro duke saktësuar se është përgatitur edhe një kalendar pune që nis me rishikimin e ligjit brenda vitit 2026.

Më tej gjatë fjalës së saj, ministrja e Arsimit theksoi rolin e Fakultetit të Histori–Filologjisë në përgatitjen e mësuesve të gjuhës shqipe, ruajtjen e standardeve shkencore të saj, në zhvillimin e mendimit gjuhësor si dhe partneritetin në hartimin e teksteve mësimore të gjuhës shqipe.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, u ndal në nevojën e ndërtimit të një strategjie të re qasjeje shtetërore ndaj gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, duke përcaktuar qartë piketat e bashkëpunimit edhe me institucionet universitare shqiptare.

Dekani i Fakultetit të  Historisë  dhe Filologjisë Mark Marku, e vuri theksin në rolin e Fakultetit dhe të Departamentit të Gjuhës Shqipe në ndërtimin e politikave për gjuhën shqipe.

Next Post
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In