• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria vendi i tetë në Evropë për shërbimet digjitale

by A R
18/07/2025 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar këtë të enjte, më 18 korrik, se Shqipëria është vendi i tetë në Evropë përsa i përket shërbimeve digjitale. Këtë deklaratë ministrja e bëri në takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama, me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve.

“Vendi ynë është i teti në Evropë dhe i 19-i në botë për nivelin e ofrimit të këtyre shërbimeve. Pa diskutim një pjesë e madhe prej jush është një punëdhënës i rëndësishëm tashmë. Në dhjetë vjet ky sektor ka punësuar 20 mijë të punësuar, që nuk është një shifër e vogël dhe kjo shifër është rritur me 20 herë.”, tha ministrja.

Kjo arritje sipas ministres vjen pas një dekade zhvillimi intensiv të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në vend.

“Për hir të së vërtetës në një dekadë ka patur një zhvillim shumë të madh të sektorit të Teknologjisë dhe Inovacionit në Shqipëri dhe shifrat e tregojnë këtë. Ne tashmë kemi një sektor i cili është i konsoliduar, një sektor i cili ka rreth 3 mijë e 400 subjekte të regjistruara, ku 1 mijë e 145 janë sh.p.k dhe sha., pra janë ndërmarrje të konsoliduara, me të punësuar, kurse pjesa tjetër janë profesionistë të lirë që padyshim dhe ata janë të nevojshëm për të zhvilluar këtë sektor dhe për të dhënë ide të reja. Shqipëria para 10 vitesh nuk kishte një zhvillim të stabilizuar në këtë sektor.“- shtoi Ibrahimaj.

Ajo shtoi se nëpërmjet shërbimeve digjitale të administratës publike, është krijuar një marrëdhënie bashkëpunimi me kompanitë private, duke ndihmuar jo vetëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe në zhvillimin e vetë sektorit të teknologjisë.

“Puna që ne kemi bërë për ta zhvilluar sektorin ka qenë një ndihmesë shumë e madhe. Ne kishim misionin, që qeverisja jonë duhej të ishte dihgjitale dhe ne kemi krijuar një treg që tashmë i ka të gjitha bazat për të qenë i qëndrueshëm. Nëpërmjet zhvillimeve digjitale të shërbimeve qeveritare, ne kemi arritur që me një pjesë të madhe të kompanive, të punojmë bashkarisht me ta për t’i konsoliduar dhe për t’i rritur. Ky bashkëpunim ka bërë që ta çojë Shqipërinë në një nga vendet më të zhvilluara sa i takon shërbimeve digjitale.”- shtoi ministrja.

Takimi i sotëm zhvillohet në kuadër të vizionit Shqipëria2030 në Bashkimin Europian të qeverisë Rama, ku sektori i teknologjisë, shihet edhe si një mjet kyç për integrimin europian.

Next Post
Batutat/ “S’kemi ardhur për sulme”, Rama: Mbase mendoni se e mbroni Shqipërinë nga ne!

Batutat/ “S’kemi ardhur për sulme”, Rama: Mbase mendoni se e mbroni Shqipërinë nga ne!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In