• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ministrja gjermane, qëndrim të prerë: Vetëm një mision i ashpër mund t’i mposhtë talebanët

by Java News
09/08/2021 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Militantët talebanë në Afganistan mund të mposhten vetëm nga një mision luftarak i gjatë dhe shumë i ashpër, ka thënë ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.

“A janë shoqëria dhe parlamenti të gatshëm për të dërguar ushtrinë gjermane në luftë, që të qëndrojë aty për të paktën edhe një gjeneratë? Nëse jo, atëherë tërheqja me partnerët ka qenë vendimi i duhur”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter, transmeton dpa.

Sipas saj, ata që janë duke bërë thirrje për intervenim të ri ushtarak në Afganistan, duhet të pyesin veten se cili do të ishte synimi dhe strategjia, si dhe kush do të ishin partnerët.

Secili që dëshiron të mposhtë talibanët për një kohë të gjatë, do të duhej të niste “mision luftarak shumë të ashpër dhe të gjatë”, ka thënë ajo.

Gjermania ka kompletuar procesin e tërheqjes së trupave të veta ushtarake nga Afganistani në qershor të këtij viti. Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë nisur të largohen nga Afganistani më 1 maj, pas gati 20 vjetëve luftë.

 

 

Që atëherë, talebanët kanë nisur ofensiva në rajone të ndryshme në Afganistan, me qëllim të zgjerimit të kontrollit. Forcat e udhëhequra nga SHBA-ja kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talebanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkaura.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit./m.j

Next Post
S’jam tradhtar/ Provokon politikani serb: Për mua Kosova është shtet i pavarur

S’jam tradhtar/ Provokon politikani serb: Për mua Kosova është shtet i pavarur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

January 17, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

Deformim, paragjykim, propagandë, madje edhe racizëm: Mbi një film për Kosovën të shfaqur në televizionin publik gjerman ARD

January 17, 2026
U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

January 17, 2026
“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

January 17, 2026
Trump përsërit kërcënimin për../  Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

Trump përsërit kërcënimin për../ Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

January 17, 2026
11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

January 17, 2026
“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

January 17, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 18 janar 2026

January 17, 2026
Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In